Shkroi: Fatbardh Dema
“E kishin parashikuar atentatin, Donald Trump i shpëton ‘mallkimit’ të Simpsons”, mban titullin një artikull.
Kjo përmbajtje u publikua dje (14 korrik) nga portali informativ në gjuhën shqipe “neësbomb.al”, në të cilën shfaqet një fotografi e animuar e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i shtrirë në arkivol.
Artikulli u publikua një ditë pasi Trump i mbijetoi një atentati të shtunën ndërsa po fliste në skenë me mbështetësit në Butler, Pensilvani. (këtu)
Çka nuk shkon me këtë pretendim?
Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një pamje e tillë nuk është shfaqur asnjëherë në serialin e animuar “The Simpsons”.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “newsbomb.al”:

Pjesë nga artikulli i publikuar nga “neësbomb.al”:
Parashikimi i Simpsons
Debati shpërtheu kur një përdorues ndau pamjet nga një episod i Simpsons, duke sugjeruar se shfaqja kishte parashikuar incidentin e të shtënave të Trump. Kjo çoi në një stuhi reagimesh në internet, me disa që shprehën mosbesim dhe të tjerë duke përdorur humor për të diskutuar parashikimin e supozuar.
Pamjet e ekranit dhe klipet që qarkullojnë në internet po i bëjnë njerëzit të pyesin nëse shfaqja vërtet mund të parashikojë gjëra që do të ndodhin. Por pjesa më interesante është se nëse pretendimet janë të vërteta, atëherë Trump është më i fortë se “mallkimi” i Simpsons, kjo pasi në film ish-presidenti shfaqet i vdekur, gjë që fatmirësisht nuk ka ndodhur në realitet.
Kontrollues faktesh nga “Reuters” kanë trajtuar këtë imazh që qarkullon në internet dhe kanë vërtetuar se i njëjti nuk është shfaqur asnjëherë në serialin e animuar “The Simpsons”.
Matt Selman, një producent ekzekutiv dhe prezantues për “The Simpsons”, tha për Reuters përmes një email-i se “Imazhi i Donald Trump në një arkivol nuk u shfaq kurrë në The Simpsons. Është e falsifikuar”. (shih këtu)
Hibrid.info ka vërtetuar se një imazh i tillë qarkullon në internet që nga viti 2017. Kanali në gjuhën spanjolle Badabun në Youtube, e kishte publikuar këtë imazh me datë 4 shkurt 2017. (shih këtu)
Analiza:
Seriali i animuar “The Simpsons” nuk ka parashikuar atentatin ndaj ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Ky imazh është i falsifikuar dhe qarkullon në internet që nga viti 2017.
Një nga producentët e serialit të animuar “The Simpsons” ka thënë për “Reuters” se një pamje e tillë nuk është shfaqur asnjëherë në këtë serial dhe se e njëjta është e falsikuar.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të publikuar nga portali “neësbomb.al” si “Teori Konspirative”.
Arsyetimi:
Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.