info@hibrid.info
“The Simpsons” nuk parashikuan ndryshimin e logos së Twitter
shape
shape
shape

Një fotografi e marrë nga një episod i serialit “The Simpsons” nga e cila po pretendohet se është marrë logoja e re e Twitter, ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Në këtë fotografi shihet një celular dhe logoja e re “X” e medias sociale Twitter.

Por që pas verifikimit është vërtetuar se fotografia është e manipuluar.

Verifikimi i kësaj fotografie është bërë nga kontrolluesit e fakteve nga Spanja “Maldita.es” (shih këtu).


Vegëza e fotografisë së postuar në Twitter:


Në këtë fotografi pretendohet se logoja e re e Twitter është marrë nga një episod i “The Simpsons”, e cila shfaq një celular në të cilin paraqitet një aplikacion me logon e re të Twitter-it, “X”.

Por që verifikuesi i fakteve “maldita.es” ka hulumtuar dhe ka treguar se imazhi është i montuar dhe ka arritur të gjejë fotografinë reale, e cila është marr nga episodi 21 i sezonit të 23-të, të shfaqur në vitin 2012 (shih këtu).

Kontroll i fakteve nga Maldita.es


Në fotografinë e shkëputur nga episodi i serialit “The Simpsons”, shihet se aplikacioni ka një tjetër logo, që e hedhë poshtë pretendimin se ky serial i animuar ka parshikuar ndryshimin e logos së Twitter.


Përveç në median sociale Twitter, fotografia e njëjtë është gjetur nga hibrid.info e publikuar edhe nga një llogari në Instagram. (shih këtu)


Analiza:

Një fotografi ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku pretendohet se “The Simpsons” parashikoi për logon e re të Twitter.

Por që pas verifikimit është vërtetuar se fotografia është e montuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i ka vlerësuar këto faqe si “Mashtrim”.

Share With Others

Translate »