Portali shqip “KosAlb.net” ka publikuar një shkrim me titull “Shqipëria goditet këto dy ditë nga një… Del parashikimi i fortë”, e ndërsa brenda në tekst është vetëm parashikimi i motit për ditët e ardhshme.
Titulli i këtij teksti është i ekzagjeruar dhe duke se ka pasur për qëllim që të ngjallë kureshtje dhe ndoshta frikë te lexuesit, duke i shtyrë ata që të klikojnë në të.
Teksti origjinal i publikuar në KosAlb.net:
Shqipëria G Oditet Këdo Dy Ditë Nga Një…Del Parashikimi I Fortë
Sinoptikanet nga SHMU kane publikuar parashikimin e motit për dy ditët në vijim:
Analizë:
Titulli është lënë në këtë formë, sepse audienca e Shqipërisë është tronditur gjatë vitit të kaluar shkaku i tërmeteve të njëpasnjëshme që ndodhën në këtë vend. Por në fakt, titulli i këtij teksti është vetëm një nxitje për ta klikuar artikullin. Ky lajm hyn në kategorinë “Clickbait” dhe “Manipulim i fakteve”.
Arsyetimi:
Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.