info@hibrid.info
Titulli dhe fotografia nuk e përshkruajnë vendndodhjen e ngjarjes
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Ngjarje e tmerrshme, vritet me thikë 87-vjeçari” është publikuar dje (18 gusht) nga portali informativ “Kosova-sot.info”.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e këtij zhvillimi. Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Thomas O’Halloran, 87 vjeç, u sulmua në një rrugë në Greenford, në perëndim të Londrës të martën pasdite”.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.

Gjithashtu, përveç titullit edhe fotografia e artikullit nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Një burrë 44-vjeç është arrestuar nën dyshimin për vrasje, pasi një i moshuar u ther me thikë për vdekje teksa ishte në skuterin e tij.

Thomas O’Halloran, 87 vjeç, u sulmua në një rrugë në Greenford, në perëndim të Londrës të martën pasdite.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/636842/ngjarje-e-tmerrshme-vritet-me-thike-87-vjecari/?fbclid=IwAR2Lg2eqUCVEWSU2C3ur65MACCmDRUV16SfF6tIRbqux8QfThE1Llnuc1oM


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet është vrarë me thikë një person i moshës 87 vjeçare.

Gjithashtu, në fotografinë ilustruese shihet shiriti i policisë që shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë shtet shqipfolës. Ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndodhur në Londër.

Portali informativ “Kosova.info” është portal i cili vepron në Kosovë dhe që lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shume lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »