info@hibrid.info
Titulli nuk qartëson lajmin
shape
shape
shape

Portalet në Kosovë “kosova-sot.info” dhe “veriu.info” kanë publikuar artikuj me tituj “Alarm për bomë në qendër” dhe “LAJMI I FUNDIT Alarm për bombë në kryeqytet”.

Në këta tituj të vendosur, nuk tregohet se në cilin qytet ka ndodhur kjo ngjarje. Ndërsa kjo bëhet e ditur vetëm pasi të klikosh në artikuj.

Alarmi për bombë ka ndodhur në qytetin e Shkupit, më saktësisht në zonën për rreth Teatrit dhe Ministrisë së Jashtme.

Duke e ditur se këto portalet e lartcekura janë të regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i kanë kosovarë, me këta tituj të vendosur mund të keqinformojnë lexuesit se ngjarja ka të bëjë me qytetin e Prishtinës.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “kosova-sot.info” dhe “veriu.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/585575/alarm-per-bombe-ne-qender/

https://veriu.info/lajmi-i-fundit-alarm-per-bombe-ne-kryeqytet/?fbclid=IwAR1p0PwjZqWTO0H4b9DRo9HU0TMR3cvBVFidrsoPRwk60iTyPGlTahHM8Tc

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur artikulli autentik i publikuar nga portali në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut “alsat.mk”.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar në “alsat.mk”:

https://alsat.mk/jozyrtarisht-behet-fjale-per-alarm-per-bombe-ne-teatrin-kombetar/


Analiza:

Portalet kosovare “kosova-sot.info” dhe “veriu.info” kanë publikuar artikullin rreth një alarmi për bombë në qytetin e Shkupit, por në titull nuk e kanë sqaruar se për cilin qytetit bëhet fjalë.

Duke e ditur se këto portale janë të regjistruara në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka kosovarë, kjo mund t’i dezinformojë ata, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje ka të bëjë me shtetin kosovar.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, këta artikuj marrin vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »