Portali informativ “Kosova-sot.info” në faqen e tij në Facebook ka publikuar dje (4 prill) një artikull me titull “E rëndë: Punëtorët e ujësjellësit përplasin 2-vjeçaren me veturë dhe e hedhin trupin në kanal”.
Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit nuk qartëson se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Serbi.
Pasi të klikohet në vegëzën e postimit në Facebook, vërehet se titulli i artikullit ndryshon, duke e qartësuar lajmin se ngjarja ka ndodhur në Serbi.
Portali informativ në fjalë është i regjistruar në Kosovë (shih këtu), andaj si i tillë, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit duke i bërë ata që të mendojnë se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Kosovë.
Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja e portalit “Kosova-sot.info”:
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:
Krahasimi i titullit të artikullit të publikuar në postimin në Facebook dhe atij në ueb-faqe
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediat tjera online, që kanë sqaruar edhe përmes titullit se ngjarja ka ndodhur në Serbi. (këtu dhe këtu)
Analiza:
Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në Facebook lidhur me vrasjen e një fëmije nga punëtorët e ujësjellësit, por që në titull nuk ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në Serbi.
Ndërsa vetëm pasi të klikohet vegëza, vërehet se artikullit i është ndryshuar titulli.
Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, se bëhet fjalë për ngjarja të ndodhur në Kosovë.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.
Vlerësimi:
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.