Portali i dyshimtë “Lideri.mk” ka publikuar më 9 dhjetor një artikull me titull “Snajperisti kroat: Jam i gatshëm t’i ndihmoj Kosovës në çdo kohë!”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është gjet Facebook-profili i personit në këtë fotografi që mbanë emrin Ermal Zymberi. Nga përmbajtja në këtë profil kuptohet se ky person është kosovar, duke u bazuar edhe nga ngjarjet të cilat dokumentohen me fotografi që shpërbejnë për identifikimin e tij.
Ky portal i dyshimtë këtë artikull e ka mbështetur duke u bazuar në një llogari në Facebook me emrin “Ban Boric”, ku është postuar fotografia e këtij pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilit i ka vënë mbishkrimin “At all times I am ready to help the people of Kosovo preserve their freedom and independence. We know well what aggression is”. (përkth. shqip – Në çdo kohë jam i gatshëm të ndihmoj popullin e Kosovës për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e tij. Ne e dimë mirë se çfarë është agresioni). (shih këtu)
Hibrid.info pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, ka arritur të vërtetojë se pjesëtari i FSK-së është Ermal Zymberi.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Lideri.mk”:
Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “Lideri.mk”:
Snajperisti kroat me emrin Ban Boric ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar Kosovën. Gatishmërinë e tij Boric e ka shprehur në kohën kur serbët po provokojnë sërish në Veri të Kosovës, transmeton Lideri.mk.
“Në çdo kohë jam i gatshëm ta ndihmoj popullin e Kosovës që ta ruajë lirinë dhe pavarësinë”, ka shkruar Boric në rrjetet sociale.
Ai ka sqaruar shkaqet se pse është i gatshëm t’i vijë në ndihmë Kosovës dhebpopullit të saj.
“E dimë edhe ne shumë mirë se çka është agresioni”, ka shkruar Boric.
Ky artikull më pas është publikuar edhe nga portale tjera të dyshimta si “Zeripress.com”, “Shkupi24.mk” dhe “Atdheulajm.com”.
Përveç në këto portale të dyshimta, artikulli është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “Lideri.mk”, “Shkupi24.mk”, “Gazeta e Kosovës” dhe “Shqipëria”.
Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka gjetur llogarinë në Facebook të pjesëtarit të FSK-së që shihet në fotografi, emri i të cilit është Ermal Zymberi. (shih këtu dhe këtu)
Analiza:
Portali i dyshimtë “Lideri.mk” ka publikuar një artikull duke u bazuar në një llogari në Facebook me emrin “Ban Boric”, ku pretendon se në fotografi është një ushtarë kroat i cili pretendohet se është shprehur “Jam i gatshëm t’i ndihmoj Kosovës në çdo kohë!”.
Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ushtari në fotografi nuk është kroat, por është pjesëtari i FSK-së, Ermal Zymberi.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.