[email protected]
Vazhdon të përdoret emri i një kirurgu kosovar me pretendimin e rremë se ai e shëron diabetin për një ditë
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një artikulli pretendohet se një doktor shqiptar e shëron diabetin për vetëm një ditë.

Ky artikull u publikua me datë 9 maj në Facebook nga një faqe që mban emrin “Atdheu Lajm”.

Në përmbajtje të artikullit pretendohet se kirurgu kosovar, Arbër Morina është shprehur se shëron sëmundjen e diabetit për një ditë.

Çka nuk shkon me këtë lajm?

Hibrid.info pas hulumtimit në llogarinë personale të Morinës në Facebook, ka gjetur se i njëjti ka demantuar këtë artikull, duke e quajtur si të rremë dhe se i njëjti nuk është bërë nga ana e tij.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Atdheu Lajm”:

https://www.facebook.com/atdheulajm/posts/pfbid0VfeAvvh6L1L8UbYSd47fnjvqD4qp6M6wAMp6sHxr6uu2xe4MeJdeoKYbqHPEXkvTl


Morina me datë 14 janar 2021 në llogarinë e tij personale në Facebook, e ka demantuar këtë artikull të shkruar në emrin e tij, duke sqaruar se këto postime janë bërë nga persona që kanë për qëllim njollosjen e punës së tij. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se ky artikull qarkullon në internet që nga muaji janar i vitit 2021, i publikuar nga portali në gjuhën shqipe “Lajmpress.org”. (shih këtu)

Kjo nuk është hera e parë që ky lajm qarkullon në hapësirën digjitale, i njëjti është publikuar edhe gjatë vitit të kaluar, e që gjithashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli me pretendimin se një doktor shqiptar e shëron diabetin për një ditë, është i rremë.

Pretendimi u ngrit duke e përdorur emrin e një kirurgu kosovar, Arbër Morina.

Morina ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook, duke e demantuar këtë lajm dhe sipas tij, këto postime janë bërë nga persona që kanë për qëllim ta njollosin punën e tij.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »
1406