info@hibrid.info
Video-materiali nuk paraqet protestat aktuale në Francë, është i vitit 2019
shape
shape
shape

Faqja në Facebook me emrin “The Reis’ ka publikuar dje një video-material me mbishkrimin ‘Paris, Sheshi i Republikës. Franca ra” duke pretenduar ta paraqes atë si imazh i protestave aktuale që po ndodhin në Francë.

Në video-material shihen disa qytetarë me flamur të shtetit të Algjerisë të mbledhur në sheshin “Republique” në Paris. 

Pas kontrollit të fakteve të bërë nga hibrid.info është gjetur se video-material nuk paraqet gjendjen e protestave të fundit në Francë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në faqen “The Reis”:

https://www.facebook.com/watch/?v=956373552264120

Video-materiali i publikuar deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli ka grumbulluar mbi 5 mijë shikime, rreth 480 pëlqime, 28 koment dhe 28 shpërndarje.


Kur kërkojmë imazhet në video me metodën e kërkimit të imazhit të kundërt, hasim në lajmetdhe videot e demonstratave protestuese të organizuara nga diaspora algjeriane në Francë në vitin 2019 në sheshin “Republique” të Parisit. (këtu, këtu)

Këto protesta filluan në shkurt të vitit 2019 pasi presidenti i atëhershëm algjerian Abdulaziz Bouteflika shpalli kandidaturën e tij për t’u zgjedhur president për herë të pestë, dhe ato zgjatën derisa Bouteflika njoftoi më 2 prill 2019 se ai tërhiqej nga kandidatura e tij. (këtu, këtu)

Video-materiali i ngjashëm mund të gjendet edhe në Twitter në mars 2019 kur kërkohet me hashtag-un #Algeria. (këtu)

Dëshmi tjetër se video-materiali është i vjetër dhe nuk paraqet protestat aktuale në Francë është veshja e personave dhe pankartat që shfaqen në video.

Tek personat pjesëmarrës në protesta shihen veshje dimërore si pallto dhe shalle. Banderolat e bardhë katrore me një shirit të kuq në mes, që shihet në këndin e poshtëm të majtë të videos së supozuar, shihet gjithashtu në një video të shpërndarë nga AFP në lidhje me protestat në mars 2019. (këtu)

Duke marrë parasysh të gjitha këto gjetje, mund të thuhet se imazhet në video-material nuk paraqesin protestat aktuale në Paris,  por protestat e vitit 2019.


Analiza:

Nga faktet e radhitura mësipërm rezulton që video-materiali i shpërndarë nuk paraqet protestat aktuale në Francë.

Video-material është nga protestat e vitit 2019 pasi presidenti i atëhershëm algjerian Abdulaziz Bouteflika shpalli kandidaturën e tij për t’u zgjedhur president për herë të pestë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë video-material e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »