info@hibrid.info
Von der Leyen nuk e ka përmendur specifikisht Kosovën
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” dje (14 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa ‘Kosoven’ (Ballkanin Perendimor)”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vlerësuar se titulli është i sajuar i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje të artikullit shihet se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nuk e ka përmendur specifikisht Kosovën, siç pretendohet në titull.

Von der Leyen gjatë fjalimit vjetor të mbajtur në Parlamentin Evropian tha që shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia duhet të bëhen pjesë e familjes evropiane sepse, sipas saj, pa këto shtete “Bashkimi Evropian nuk do të jetë i kompletuar”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/09/14/37122/?fbclid=IwAR0GBbFZhcPlBgXuVaDx9UdXrVc8WviJlX3XGWVaYLaDm9SY_doC34fDyMY

Artikulli me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në “Evropaelire.org”, i cili mban titullin “Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor”. (shih këtu)

Pra, ky portal i dyshimtë ka marrë artikullin e publikuar nga “Evropaelire.org”, të cilit më pas i ka ndryshuar titullin.


Edhe pse Kosova është pjesë e “Ballkanit Perëndimor”, në këtë rast Von der Leyen nuk e ka përmendur specifikisht atë.


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një artikull në të cilin gjendet deklarata e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ishte shprehur se BE-ja nuk është e kompletuar pa “Ballkanin Perëndimor”.

Ndërsa këtij artikulli i është vënë titull i sajuar me pretendimin se Von der Leyen ka thënë se BE-ja nuk e kompletuar pa Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »