Në ditën memoriale të 26 korrikut për policët e rënë në krye të detyrës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që Qendrën e Njësive Speciale në Mitrovicë që deri më tani njihej si kampi “Belvedere” ta ri-emërtojnë me emrin e Enver Zymeri, policit të vrarë në vitin 2011.
Me rastin e 12 vjetorit të rënies së Enver Zymerit, u zbulua dhe pllaka e emërimit të Qendrës së Njësive Speciale në Mitrovicë me emrin e tij. Mirwpo, dilema u shfaqw rreth mbimerit tw policit tw rwnw nw detyrw, nw aksionin e vitit 2011 nw veri tw Kosovws, duke hamendwsuar nwse i ndjeri kishte mbiemrin “Zymberi” apo “Zymeri”.
Hutinë rreth mbiemrit të policit e ka rritur edhe më shumë fakti që në varrin e tij është shkruar “Enver Zymberi”.
Ka pasur edhe raportime në disa media lidhur me ‘ngatërrimin’ e mbiemrit të Enverit nga ana e Qeverisë, ku në pllakë në vend të ‘Zymberit’ është vendosur ‘Zymeri’. (këtu, këtu, këtu)
Hutinë rreth mbiemrit të heroit të vrarë gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës, në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak në veri në vitin 2011, e sqaron familja e tij.
Siç bënë të ditur Egzoni, vëllai i të ndjerit për “Gazeta Express”, mbiemri i saktë i familjes është “Zymeri” ashtu siç është shkruar në pllakën me mbishkrim.
“Mbiemrin e kem ky që është tash i vendosun edhe është i saktë Zymeri”. (këtu)
Krahas kësaj edhe bashkëshortja e të ndjerit e ka konfirmuar për “Lajmi.net” se mbiemri i tyre është “Zymeri” në dokumentacionin familjarë, por që në polici e kanë gabuar në momentin e regjistrimit dhe kanë shkruar Zymberi. (këtu)
Rreth mbiemrit ka folur edhe djali i tij, Sokoli, i cili në një prononcim për “Koha.net” thekson faktin se mbiemrin familjar e kanë “Zymeri” dhe se në pllakën e varrit mbiemri i është shkruar gabimisht.
“Ne si familje kemi pasur gjithmonë mbiemrin Zymeri, por gjatë vitit 2011 pas rastit të rënies heroike të babait tim, është shpallur si hero me mbiemrin Zymberi, dhe arsyeja jonë e vetme që nuk kemi reaguar asgjë, ka qenë humbja e tij dhe gabimi ynë i vetëm është mosrregullimi i tij, por do të rregullohet së shpejti”. (këtu)
Sadik Xhema, zyrtar për Gjendje Civile në Vushtrri, ka bërë të ditur për “Koha.net” se të dy palët kanë të drejtë rreth mbiemrit të Enverit.
“Është një lagje ‘Zymberi’ që është në fshatin Duboc, nga rrjedh edhe Enveri. Në libra figuron si ‘Enver Zymberi’. E kemi si dëshmi edhe letërnjoftimin e UNMIKU-ut që këto shënime ju kanë bartë tani edhe kur është verifiku personi në fjalë me mbiemrin Zymberi. Ndërsa te prindërit është me mbiemrin Zymeri. Familjarisht thirren Zymberi”.
Për më tepër, një rrugë në Prishtinë, në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” (këtu), edhe një shëtitore në Vushtrri, afër lumit Sitnica mbanë emrin e heroit të shkruar me mbiemrin “Zymberi” (këtu).
Edhe presidentja e atëhershme e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e pati shpall hero më 2011, me emrin Enver Zymberi. (këtu)
Analiza:
Pretendimet se mbishkrimi në pllakën e Qendrën e Njësisë Speciale në Mitrovicë në aktin e riemërimit të saj nga “Belvedere” në emër të policit të vrarë “Enver Zymeri” është bërë gabimisht, nuk qëndrojnë.
Artikujt pretendojnë se gabimi apo siç i referohen (huqja) është bërë tek mbiemri i të ndjerit, duke pretenduar se është bërë Zymeri dhe jo Zymberi.
Megjithatë, nga faktet e kontrolluara dhe verifikuara, rezulton se në fakt mbiemri i policit ishte Zymeri ashtu siç e konfirmojnë edhe familjarët e të ndjerit dhe jo Zymberi siç pretendohet nga mediat e trajtuara.
Bazuar në metodologji të punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.
Vlerësimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.