info@hibrid.info

Në TikTok publikohet sondazh i rremë për subjektet politike

Shkroi: Fatbardh Dema Një publikim i prezantuar si sondazh, është paraqitur së fundmi në rrjetin social TikTok, i cili pretendon se paraqet të dhëna për subjektet politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, dhe se kinse të dhënat përfshijnë edhe diasporën. Ky sondazh u gjet i publikuar në TikTok nga llogaritë “kombi.shqiptar” dhe “casper_boy3” […]

Pamjet nga Mitrovica e Jugut paraqiten rrejshëm si pamje festive nga komunat veriore me shumicë serbe

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një video-material që shfaq pamje festive para natës së vitit të ri në një shesh, me mbishkrimin që pretendon se paraqiten pamje nga veriu i Kosovës. Kjo përmbajtje është publikuar më 27 dhjetor nga një faqe në Facebook, me emrin “RTV Podguri”. Cila është e vërteta? Hibrid.info ka gjetur se pamjet […]

Vazhdon dërgimi i mesazheve mashtruese në WhatsApp, ku qytetarët njoftohen se rrezikojnë t’u mbyllet llogaria në Facebook

Shkroi: Etrit Rexhepi Një mesazh që pretendohet se vjen nga platforma Facebook/META, u është dërguar qytetarëve nga Kosova, ku i njofton për mbylljen e llogarisë në këtë rrjet social. Përmes këtij mesazhi, të  shkruar në gjuhën shqipe, e të dërguar në aplikacionin për komunikim “WhatsApp”, pretendohet se përdoruesi ka shkelur standardet e komunitetit të Facebook, […]

Rishikimi i javës: Lajme të rreme dhe mashtrime lidhur me zgjedhjet dhe shtesat prej 100 euro, teori konspirative nga zyrtarët serb

Përgatiti: Festim Rizanaj Lajmet e rreme janë ato që kanë dominuar gjatë javës që shkoi sa i përket keqinformatave të publikuara në media, portale të dyshimta dhe faqe e llogari në media sociale. Lajmet e rreme janë publikuar në platforma të ndryshme si Facebook dhe TikTok, duke trajtuar tema që shpesh synojnë manipulimin e opinionit […]

Me imazh të vjetër pretendohet përsëri rrejshëm për futjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh ku shfaqen forca policore, me mbishkrimin që pretendon se në fshatin Karaqevë, komuna e Kamenicës, janë parë teksa lëvizin xhandarmëria serbe. Fotografia është publikuar më 25 dhjetor në TikTok nga një llogari me emrin “fokusi.dites”. Hibrid.info ka gjetur se pretendimi aktual është paraqitur me anë të një fotografie […]

Pretendohet rrejshëm se është vërtetuar që në “Shtëpinë e verdhë” janë kryer transplantime organesh

Shkroi: Festim Rizanaj Është pretenduar se është vërtetuar se gjatë luftës në Kosovë janë kryer transplantime të organeve të qytetarëve serbë në “Shtëpinë e verdhë” në Shqipëri. Pretendimi u bë nga Sllavisha Vuksanoviq, anëtar i Bordit Ekzekutiv të “Shoqatës së Familjeve të të Kidnapuarve dhe të Zhdukurve nga Kosova” në një deklaratë për mediumin në […]

Pretendim i rremë për ardhjen e ndihmave nga Kina në Kosovë për trajtimin e prostatës

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh me paketa që mbajnë logon e Kryqit të Kuq, shoqatë ndërkombëtare, me mbishkrimin që pretendon se bëhet fjalë për ardhjen e ndihmave të partnerëve kinezë për burrat që vuajnë nga prostata në Kosovë. Mbishkrimi pretendon po ashtu se të gjithë ata që aplikojnë do të marrin zbritje për […]

As titulli e as fotografia nuk e sqarojnë se bëhet fjalë për opinion

Shkroi: Fatbardh Dema Është publikuar një artikull me titull “MARREVESHJA E HESHTUR/ Vuçiç mbështet Kurtin me kartat e pushtetit”. I shoqëruar nga një fotografi që paraqet kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, afër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, publikimi u bë nga mediumi në gjuhën shqipe “ntv.al” më 26 dhjetor. Çka nuk shkon me titullin? Pasi […]

Translate »