[email protected]
Nuk është e vërtetë që Hoti ka premtuar 20 euro ndihmë
shape
shape
shape

Portale të dyshimta në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Avdullah Hoti: ‘Do i’a japim nga 20 euro çdo banori të Kosovës”.

Ky shkrim përmban titull dhe tekst të sajuar. Pas verifikimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë zyrtare nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “Mergata.eu” dhe “Kosalb.net”:

Avdullah Hoti: ‘Do i’a japim nga 20 euro çdo banori të Kosovës.

Avdullah Hoti gjatë konferences për media mengjesin e sotëm bëri të ditur se Qeveria Hoti është duke punuar shumë mirë, madje ai tha se do të ketë ndlhma edhe për popullin e Kosovës.

‘Duke e ditur se populli po rrin mbyllur tani, në fund të vitit do i ndajm nga 20 euro per cdo banor të Kosovës.’ tha Hoti – hap eni happsiren e më p0 shtme ndiqnnee interviisiten.

Vegëzat e artikullit të publikuar në “Mergata.eu” dhe “Kosalb.net”:

https://mergata.eu/avdullah-hoti-do-ia-japim-nga-20-euro-cdo-banori-te-kosoves/

https://kosalb.net/avdullah-hoti-do-ia-japim-nga-20-euro-cdo-banori-te-kosoves-video/

Analiza:

Ky artikull i shpërndarë nga portalet e dyshimta përmban titull dhe tekst të rremë. Përmes shkrimeve të tilla synohet që të dezinformohet audienca, si dhe të përfitohet materialisht nga klikimet përmes rrjeteve sociale ku postohen artikujt e tillë. Pas verifikimit nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others