info@hibrid.info
Aksidenti ndërmjet veturës dhe kamionit nuk ka ndodhur në Kosovë
shape
shape
shape

Një faqe në Facebook që mban emrin “Shneta” ka publikuar dje (5 janar) një video-material në të cilën paraqiten pamje të një aksidenti ndërmjet një veture dhe një kamioni.

Këtij video-materiali i është vënë mbishkrimi “Aksident live, në një autostradë të Kosovës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë fakt që e mbështet pretendimin se ngjarja ka ndodhur në Kosovë, ndërsa ky video-material qarkullon në internet që nga data 23 dhjetor 2023.


Vegëza e postimit të video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Shneta”:

https://www.facebook.com/reel/856850776445680


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info e ka gjetur video-materialin e njëjtë të publikuar nëpër media sociale në gjuhë të huaja (shih këtu, këtu dhe këtu), e që e njëjta qarkullon në internet që nga data 23 dhjetor. (shih këtu)


Në asnjërën nga publikimet e bëra nga llogari e faqe në media sociale në gjuhë të huaja nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje.

Gjithashtu, e njëjta nuk është gjetur e publikuar nga asnjë medium online në Kosovë.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqja në Facebook “Shneta” ka publikuar me datë 5 janar një video-material të vjetër me pamje nga një aksident ndërmjet një veture dhe një kamioni, duke pretenduar rrejshëm se e njëjta ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »