Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “todaynews64.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se një grua e shkurorëzuar po kërkon një person të ri për ta njohur, e që në titull aludohet rrejshëm se të dhënat e saj gjenden në përmbajtje.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i fabrikuar dhe që autori në përmbajtje ka pretenduar rrejshëm se gjoja gruaja është shprehur kështu: “Du ta gjej dike dhe te njo ftohemi, nese na ec. Ju beni Iike dhe k0mentoni un i Iexoj’”.
Se ky artikull është i rremë dhe që fotografia e përdorur në këtë artikull nuk i përket ndonjë gruaje shqiptare, kjo është vërtetuar nga Hibrid.info pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaynews64.com”:
Përveç në këtë portal të dyshimtë, artikulli është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila në përshkimin e këtij postimi shkruan: “Merrma numrin e thirrem ne VIBER!!
”. (shih këtu)

Duke u bazuar në të dhënat e ofruara nga “InVID”, është vërtetuar se kjo fotografi nuk i përket ndonjë gruaje shqiptare, pasi e njëjta është gjetur në një ueb-faqe të huaj “BreakBrunch.com”, por që identiteti i saj nuk është bërë i ditur. (shih këtu)

Gjithashtu, gjatë hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur fotografinë e kësaj gruaje të ngarkuar edhe nëpër ueb-faqe tjera të huaja. (shih këtu)
Analiza:
Portali i dyshimtë “todaynews64.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se një grua e shkurorëzuar po kërkon dikë për ta njohur, e që me anë të titull aludohet rrejshëm se të dhënat e saj gjenden në përmbajtje.
Gjithashtu, këtij artikulli i është vënë fotografi e një gruaje, e që pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, ajo është gjetur në një ueb-faqe të huaj “BreakBrunch.com”, e më pastaj e shpërndarë edhe në ueb-faqe tjera. Megjithatë, identiteti i gruas nuk është arritur të vërtetohet.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.