[email protected]
Artikulli satirik pretendohet të paraqitet si i vërtetë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me pretendim se në Kosovë kanë dal në shitje barna me emrin “Albinicilin” me portretin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të cilat trajtojnë dhimbjet e kokës dhe depresionit.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli i artikullit është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen, pasi në tekst gjendet një lajm i vjetër i publikuar në maj të këtij viti dhe ka të bëjë me mungesën e ligjit që përcakton çmimet e barnave në Kosovë.

Gjithashtu, fotografia është satirike dhe e njëjta është munduar të paraqitet si e vërtetë nga portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “lajmet.trendliveg24.com”:

https://lajmet.trendliveg24.com/w/2021/12/08/interesante-ne-kosove-dalin-ne-shitje-barna-me-emrin-albinicilin-ku-thuhet-se-jane-per-kokdhimbje-dhe-depression/?fbclid=IwAR23-13hscXZkmjP5qgsQHfpxVIvxyFnKvJw22qCdKS54bbk7gNeAL0Ua8E

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Aktive” dhe “Gazeta Publiciteti”, vegëzat e të cilave mund t’i gjeni më poshtë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=421310849624447&id=112099447212257

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4802967646408934&id=122457964459949


Hibrid.info pas hulumtimit të bërë përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, ka arritur të gjejë fotografinë satirike të publikuar nga faqja “Gazeta Satirike” me datë 15 shkurt 2021.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=258471792521441&id=109905774044711

Lajmi i përdorur në këtë artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com”, nuk ndërlidhet me titullin, dhe i njëjti është publikuar në maj të këtij viti dhe flet për mungesën e ligjit që përcakton çmimet e barnave në Kosovë.

Vegëzat e artikullit të publikuar në disa medie online në Kosovë:

https://www.portali.info/lajme/kosova-nuk-ka-ligj-i-cili-percakton-cmimet-e-barnave


Analiza:

Portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me fotografi satirike me pretendim se në Kosovë kanë dal në shitje barna me emrin “Albinicilin” me portretin e kryeministrit të Kosovës.

Fotografia satirike e publikuar më 15 shkurt 2021 nga faqja në Facebook “Gazeta Satirike”, është munduar të paraqitet si ngjarje e vërtetë nga portali i dyshimtë “lajmet.trendliveg24.com”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “satirë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjen e cila përdor lajme të paramenduar që përdorin satirën për të treguar realitetin. Ky është edhe një mënyrë e raportimit i cili nuk është problematik, nëse media arrin të argumentojë se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike.

Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet ky lloj i përmbajtjes në situata kur mund të pretendohet se është një raport i vërtetë i mediave dhe kur bëhet potencialisht i dëmshëm në rast të transmetimit të mëtejshëm pa arritur që të shpjegohet qartë se bëhet fjalë për tekst satirik. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca. Mirëpo, media që boton këtë lloj përmbajtjeje nuk mund të jetë në njërën nga listat negative vetëm për shkak të publikimit të këtij lloji të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »