info@hibrid.info

Titull çorientues, citati paraqitet si fakt i kryer

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull me titull “E PAPRITUR/ Kurti do përballje me Vuçiçin… do të ishte e rëndësishme në prag të zgjedhjeve”. Kjo përmbajtje që shfaq imazhin e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, është publikuar sot (25 tetor) në ueb-faqen e mediumit “NTV Televizion”. Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?Hibrid.info ka gjetur se […]

Jo, Thaçi nuk i është kundërpërgjigjur Fadil Gecit gjatë dëshmisë së tij

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video-material, në të cilin shfaqet një pjesë nga një fjalim i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që gjendet në paraburgim në Hagë, e për të cilin fjalim pretendohet se paraqet kundërpërgjigje ndaj dëshmisë së dëshmitarit, Fadil Gecit (shih këtu). Kjo përmbajtje është gjetur e publikuar në TikTok nga një […]

Titull i pabazuar në fakte, nuk ndërlidhet as me përmbajtjen

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet titullit të një videoje të publikuar në Facebook, është pretenduar se “shkëmbehen territoret/ Kosova dhe Serbia gjejnë një zgjidhje”. Publikimi u bë më 22 tetor nga faqja “NTV Televizion” në Facebook. Çka nuk shkon me titullin? Titulli nuk përkon me përmbajtjen e materialit. Pas verifikimit të përmbajtjes, është gjetur se video-materiali […]

Nuk është e vërtetë se Kosova është anëtarësuar në KiE

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video-material në kopertinën e të cilit është vendosur mbishkrimi “KOSOVA HYN NË KIE”. Videoja me pretendimin se Kosova është anëtarësuar në Këshillin e Evropës (KiE), është publikuar sot (22 tetor) në kanalin zyrtar të mediumit në gjuhën shqipe “NTV Televizion”, në Youtube. A është anëtarësuar Kosova në KiE? Kërkimet […]

Manipulohet fotografia, në tavolinë ishte edhe Lajçak

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një fotografie pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka darkuar me presidentin serb, Alleksandar Vuçiq dhe se në tavolinë kishte produkte serbe. Ky pretendim u publikua dje (16 tetor) në formë postimi në TikTok nga llogaria “tavnikcitypdk”. Në këtë postim shfaqet fotografia që paraqet Kurtin dhe Vuçiqin. Çka nuk shkon […]

Fotografia nuk paraqet kamionët nga Serbia duke hyrë në Kosovë, ajo është e realizuar në Gjermani

Shkroi: Fatbardh Dema Qeveria e Kosovës, të hënën (7 tetor) vendosi të heqë masën e sigurisë ndaj mallrave serbe, duke lejuar hyrjen e tyre fillimisht vetëm përmes pikës doganore në Merdarë. E pas këtij vendimi, në rrjetet sociale po pretendohet se kamionë të shumtë po presin të hyjnë në Kosovë nga Serbia. Një pretendim i […]

Videot me incidente policore nuk paraqesin Policinë e Kosovës

Shkroi: Etrit Rexhepi Janë publikuar dy video-materiale përmes së cilave pretendohet se shfaqen pamje të forcave të mbrojtjes së rendit dhe ligjit në Kosovë. Në pamjet e publikuara nga një llogari me emrin “VukFeNix” në rrjetin social “X” (ish-Twitter), shihen momente incidentesh të personave të veshur me uniforma policore, për të cilët aludohet se janë […]

Translate »