info@hibrid.info

Sondazhi i partive britanike paraqitet rrejshëm si i partive të Kosovës

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh, me pretendimin se shfaq një sondazh të realizuar nga kompania amerikane “FiveThirtyEight” sa i përket përkrahjes qytetare ndaj subjekteve politike në Kosovë. Në përmbajtje thuhet se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin me 27% të përkrahjes qytetare, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 22%, duke vazhduar me […]

Kurti nuk ka thënë se Kosova po planifikon ta hapë fabrikën e armatimit

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një postimi në TikTok është pretenduar se kryeministri Albin Kurti ka thënë që Kosova po planifikon të hapë fabrikën e armatimit e se marrëveshja me Turqinë është shumë afër. Pretendimi është publikuar nga llogaria “gladiatorkosova1” në TikTok më 6 shtator. Çka nuk shkon me këtë publikim? “Albin Kurti: Jemi duke planifikuar […]

Kosova nuk ka blerë nga Turqia pajisjet ushtarake me sistem të mbrojtjes ajrore “KORKUT 8×8”

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon ta armatosë ushtrinë me sistemin kundërajror, të blerë nga Turqia. Ky pretendim u bë nga një faqe në Facebook që mban emrin “Diaspora me Albinin”. Çka gjeti hibrid.info? Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një pretendim i tillë […]

Publikohen vlerësime të rreme të Bill Clinton për Thaçin e Kurtin

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohen përmbajtje në të cilat shfaqen vlerësime të Bill Clinton, ish-presidenti i ShBA-së, për Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës dhe për Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës. Këto materiale janë publikuar në TikTok nga llogaria me emrin “universalks”, në formë imazhesh ku shihet portreti i ish-presidentit Clinton, me mbishkrimet, që paraqesin komentet e […]

Rikthehet pretendimi i rremë se Vuçiqi ka komentuar postimin e Buzhalës

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një publikimi në median sociale TikTok është pretenduar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka shpërndarë në median sociale X (ish-Twitter) postimin e gazetarit Berat Buzhala. “Shikone se si Aleksander Vuçiq i bën Share postimet e Berat Buzhales ku ky akuzonte Kryeministrin Albin Kurti” është mbishkrimi i paraqitur në publikimin […]

Përmes një imazhi të montuar pretendohet rrejshëm se Turqia do t’i dhurojë helikopter Kosovës

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një imazhi pretendohet se Turqia do t’i dhurojë Kosovës helikopter. Ky imazh u publikua sot (5 shtator) në TikTok nga llogaria “cr7shqip”. Në këtë imazh shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan. Në sfond të këtyre dy figurave politike shfaqet edhe një helikopter. Cila […]

Nuk ka konfirmim se Kosova do të pajiset me automjetin e blinduar shqiptar “Shota”

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi në Facebook pretendohet se është konfirmuar që ushtria e Kosovës do të pajiset me automjetin e parë shqiptar të blinduar “Shota”, i prodhuar nga kompania shqiptare Timak. Pretendimi u bë nga faqja “Kosova Armed Forces” në Facebook me datë 30 gusht. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, […]

Përgatitjet për parakalimin ushtarak në Sllovaki paraqiten rrejshëm si pajisje që po vijnë nga Amerika në Kosovë

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një video-publikimi në median sociale TikTok është pretenduar se pamjet shfaqin pajisje ushtarake që janë nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në drejtim të Kosovës. “GATI PER KOSOVEN PO VINE FALIMINDERIT USA” është mbishkrimi që llogaria “fskkosova2024” i ka vënë publikimit të bërë më 1 shtator. Çka nuk shkon […]

Pretendohet rrejshëm se në fund të vitit FSK-ja do të pajiset me fluturaken pa pilot “Kizilelma”

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi u pretendua se në fund të këtij viti Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me fluturaken pa pilot, Kizilelma. Ky postim u publikua dje (29 gusht) në Facebook nga faqja “Diaspora me Albinin”, e cila numëron afër 80 mijë ndjekës. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer, […]

Vazhdon publikimi i sondazhit të vjetër, por duke ia ndryshuar rezultatin

Shkroi: Fatbardh Dema Në një postim të bërë në TikTok pretendohet se është publikuar një sondazh i ri në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Publikimi është bërë nga llogaria me emrin “mentoralbodollar”. Në mbishkrimin e këtij publikimi thuhet se ky sondazh është kryer nga një kompani amerikane dhe se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) […]

Translate »