[email protected]

Kërkohet përsëri ndihmë financiare për shërim me fotografi të fëmijëve rusë, që paraqiten rrejshëm si shqiptar

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një përmbajtje në gjuhën shqipe, ku kërkohet ndihmë financiare për një foshnje 5 muajsh të sëmurë, e cila ka nevojë për operim. Teksti i shoqëruar edhe me fotografi të foshnjës, është publikuar dje (26 qershor) në një grup në Facebook me emrin “DIASPORA SHQIPTARE”, nga një llogari me emrin “Rena […]

Schwarzenegger nuk ka lavdëruar kombëtaren shqiptare të futbollit, përmbajtja u gjenerua me inteligjencë artificiale

Shkroi: Fatbardh Dema U publikua një video-material që shfaq  ish-aktorin Arnold Schwarzenegger, me pretendimin se ai ka lavdëruar kombëtaren shqiptare të futbollit. Ky video-material u publikua me datë 25 qershor në median sociale TikTok nga llogaria “DardaniaTimes”. Çfarë nuk shkon me këtë video? Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky video-material është […]

SMS që bën thirrje për të klikuar vegëzën nga gjoja Posta e Kosovës, është mashtrim

Shkroi: Fatbardh Dema Një mesazh (SMS) iu është dërguar në telefon qytetarëve të Kosovës në të cilin shkruan “Pakoja juaj nuk mund të dorëzohet sepse nuk ka numër shtëpie në adresë”. Përmes këtij SMS-i bëhet thirrje të klikohet në një vegëz, me arsyetimin të përditësohet adresa e shtëpisë për t’iu riorganizuar dorëzimi i pakos. Çka […]

Ripublikohet mashtrimi rreth “shpëtimit për diabetikët”

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një artikulli të shpërndarë në disa faqe në Facebook është pretenduar për gjetjen e një medikamenti që ndikon në uljen e përhershme të nivelit të sheqerit. “Shpëtim për diabetikët! Endokrinologu tregoi se si mund të ulni përgjithmonë nivelin e sheqerit në vetëm 24 orë! Lexo më shumë”, është mbishkrimi i postimit […]

Përmes imazhit të manipuluar pretendohet rrejshëm se Rron Gjinovci ka shprehur publikisht përkrahjen për Serbinë përballë Sllovenisë në Euro 2024

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh që paraqet një status në Facebook, të aktivistit Rron Gjinovci, ku shkruan “Miq slloven, pergatituni me hupe thelle”, të cilit ia ka bashkangjitur edhe emotikonin e flamurit serb. Përmbajtja që pretendon se Gjinovci ka shkruar para përballjes së Euro 2024 ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë, është publikuar dje (20 […]

Përmbajtja që pretendon se Qeveria e Kosovës do të ofrojë kurse falas në gjuhën angleze është mashtrim

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi, me mbishkrimin që pretendon se Qeveria e Kosovës nga qershori do të ofrojë kurse falas të gjuhës angleze për personat nga mosha 18 – 65 vjeç. Në përmbajtjen e publikuar dje (18 qershor) në Facebook nga faqja me emrin “Service333”, tutje thuhet se […]

Fotografi e manipuluar nga protesta kundër dënimit të Sali Mustafës

Shkroi: Etrit Rexhepi Është gjetur i publikuar një imazh, që shfaq pamjet e një proteste, ku në pankartën e protestuesve, shihet portreti i ish-presidentit, Hashim Thaçi, me mbishkrimin “Kush eshte kunder gjykates eshte kunder Kosoves”. Kjo fotografi është publikuar në TikTok, më 6 janar nga llogaria me emrin “albinkurti.official”. Çka nuk shkon me fotografinë? Mbishkrimi […]

Përmbajtje mashtruese që thotë se do të ofrohet një operacion pa pagesë me laser në Kosovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi është publikuar me mbishkrimin, që pretendon se në Kosovë do të ofrohet një operacion pa pagesë me laser. Kjo vegëz është publikuar dje (5 maj) në Facebook, nga faqja me emrin ”Service333”. Cila është e vërteta? Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka gjetur se pretendimi […]

Translate »
1406