[email protected]

Faqja “PlusAtlas Interest” në Facebook pretendon rrejshëm se ofron mundësi për kredi

Shkroi: Fatbardh Dema Një faqe në Facebook me emrin “PlusAtlas Interest” ka publikuar një postim të sponsorizuar në të cilin pretendohet se ofrohet mundësi për kredi. Hibrid.info ka verifikuar se, pas klikimit në postimin e shpërndarë nga kjo faqe në Facebook, vegëza e hapur nuk të dërgon në asnjë faqe që jep mundësi kredie, siç […]

Imazhi i manipuluar paraqet deklaratë të përgjysmuar të Dardan Molliqajt

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari në TikTok me emrin “albinkurti_kryeminister” ka publikuar sot (12 prill) një video-material, ku shfaqet imazhi i kryetarit të Partia Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj. Imazhi duket se është shkëputur nga një video-material të publikuar në kanalin zyrtar të “RTV Dukagjini” në Youtube me titullin e shfaqur “Habit Dardan Molliqaj: Jam me […]

Shitet online si mjaltë natyrale, produkti që përmban përbërës të padeklaruar të medikamenteve

Shkroi: Endrit Berisha Të paktën dy faqe në Facebook janë duke e reklamuar produktin me emër “Etumax” – si produkt natyral për stimulim seksual. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, rezulton se sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet fjalë për një produkt i cili përmban përbërës […]

Zëri i dëgjuar në audio të video-materialit që shfaq Hashim Thaçin, nuk është i tij

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari në TikTok me emrin “albinkurti_kryeminister” ka publikuar dje (10 prill) një video-material që shfaq ish-presidentin Hashim Thaçi. Në audion vendosur video-materialit, e cila nuk përputhet me pamjet e shfaqura, dëgjohet zëri i një personi që jep vlerësimin e tij për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilën në mbishkrimin […]

Shitet online produkti “O CAPS” me pretendimin e rremë se është ilaç që ndihmon në rikthimin e shikimit

Një ueb-faqe e dyshimtë me emrin “xk3.ndconsen.com” promovon një produkt mjekësor që mban emrin “O CAPS”, me pretendimin se i njëjti është në shitje dhe se ndihmon në rikthimin e shikimit, e që ndikon tek secila moshë. Brenda përmbajtjes promovuese përmendet edhe emri i një personi “Jakup Cani” bashkangjitur me një portret të një burri, […]

Vazhdojnë të shiten produkte online, duke mos specifikuar përmbajtjen e tyre dhe rreziqet shëndetësore që mund t’i sjellin

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë hedhur në shitje një produkt “MJALTË PËR POTENCË”, e cila mban emrin “Wonderful Honey”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se produkti në fjalë i quajtur “Wonderful Honey” nuk është 100% natyral dhe se nuk preferohet të përdoret nga të gjithë, […]

Kujdes nga produkti që shitet online si 100% natyral me emërtimin “mjaltë për potencë”

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë hedhur në shitje një produkt me mbishkrimin “MJALTË PËR POTENCË”, duke pretenduar se i njëjti është produkt 100% natyral. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se produkti në fjalë i quajtur “Themra Epimedyumlu Bitkisel Karisimli Macun”, nuk është 100% natyral dhe […]