info@hibrid.info

Mos klikoni në vegëzën e SMS-it që gjoja vjen nga Posta e Kosovës, është mashtrim

Shkroi: Fatbardh Dema Një mesazh (SMS) iu është dërguar në telefon qytetarëve të Kosovës me pretendimin se dërguesi është Posta e Kosovës. “Pakoja juaj ka mbërritur në depon tonë. Nuk mund të dorëzojmë sepse informacioni i adresës është i pasaktë”, shkruan në këtë SMS, duke bërë thirrje që të klikohet një vegëz për t’i përmirësuar […]

Publikohet mundësi e rreme për rimbursim të faturave të energjisë elektrike

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një përmbajtje me mbishkrimin, që pretendon se nga shtatori fillon aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike. Ky postim është publikuar përmes një vegëze në formë imazhi, e publikuar (12 shtatori) si e sponsorizuar nga një faqe me emrin “Happy shopping”, në Facebook. A është i saktë pretendimi? Hibrid.info ka gjetur se […]

Sondazhi i partive britanike paraqitet rrejshëm si i partive të Kosovës

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh, me pretendimin se shfaq një sondazh të realizuar nga kompania amerikane “FiveThirtyEight” sa i përket përkrahjes qytetare ndaj subjekteve politike në Kosovë. Në përmbajtje thuhet se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin me 27% të përkrahjes qytetare, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 22%, duke vazhduar me […]

Mundësi e rreme pune në emër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një përmbajtje e sponsorizuar si formë aplikimi, ku pretendohet shpallja e një rekrutimi online, për një mundësi pune nga ndërmarrja me emrin “Pinduoduo”. Aplikimi, në emër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), është paraqitur me anë të një imazhi, në mbishkrimin e të cilit tregohen kushtet e mundësisë së […]

Video e manipuluar: Macron dhe Vuçiq nuk janë përshëndetur me një puthje intime

Shkroi: Festim Rizanaj Është pretenduar në rrjete sociale se gjatë vizitës zyrtare të presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, ka pasur një puthje intime midis tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky video-material u publikua edhe nga faqja me emrin “Arianit Sllamniku” në Facebook (31 gusht), ku pretendohet se është kapur puthja intime midis […]

Përmes një imazhi të montuar pretendohet rrejshëm se Turqia do t’i dhurojë helikopter Kosovës

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një imazhi pretendohet se Turqia do t’i dhurojë Kosovës helikopter. Ky imazh u publikua sot (5 shtator) në TikTok nga llogaria “cr7shqip”. Në këtë imazh shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan. Në sfond të këtyre dy figurave politike shfaqet edhe një helikopter. Cila […]

Fotografitë që paraqesin ushtarë me flamuj të Shqipërisë dhe Izraelit janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një përmbajtje me fotografi, ku shihen ushtarë pranë njëri tjetrit teksa mbajnë në duar flamurin e Shqipërisë dhe atë të Izraelit. Ky material është publikuar (30 gusht) nga llogaria me emrin “don.gustavo2” në TikTok. Çka nuk është në rregull? Pas verifikimit nga hibrid.info, del të jetë se fotografitë e publikuara nga […]

Imazhi nuk paraqet librezën e anëtarësimit të Kamala Harris në Partinë Komuniste (BRSS)

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një imazhi paraqitet një librezë me fotografinë dhe emrin e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris, duke pretenduar se ajo ishte anëtare e partisë komuniste të ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS). Ky pretendim u publikua në gjuhën shqipe nga faqja “Patriotët E Botës Re” në Facebook. E vërteta? Pas hulumtimit në lidhje me këtë fotografi, […]

Me anë të një imazhi të manipuluar pretendohet rrejshëm se AAK dhe LDK kanë dërguar në Kushtetuese vendimin për rritjen e pagës minimale

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh me mbishkrimin ku pretendohet se dy subjektet politike opozitare në vend, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese rritjen e pagës minimale. Përmbajtja është publikuar dje (29 gusht) nga një llogari në TikTok me emrin “toke.ilirodardane”, përmes një […]

Translate »