info@hibrid.info

Rikthehet pretendimi i paverifikuar për pasuri qindramilionëshe të ish-udhëheqësve të Kosovës

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një publikimi, në TikTok është rikthyer një artikull i vjetër me titull “Pasuria e fshehur e katër liderëve: Kadri Veseli 100 milionë, Thaçi 80, Limaj 82, dhe Ramushi 68 milionë dollarë!”. Publikimi në TikTok u bë nga llogaria me emrin “shqipe._shqipe._23” dje (25 shtator) dhe deri tash ka marrë mbi 60 […]

Pretendohet pa fakte se është zbuluar një vilë luksoze në pronësi të Dejona Mihalit

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh që shfaq një vilë me pretendimin se duke u bazuar në të dhënat e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), ajo gjendet në Selanik dhe i përket Dejona Mihalit, koordinatores për komitete brenda Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Kjo përmbajtje është publikuar dje (18 shtator) në TikTok nga llogaria që mban […]

Titull çorientues, Vuçiq nuk ka thënë se do ta shpallin Kosovën krahinë autonome të Serbisë

Shkroi: Festim Rizanaj Mediumi në gjuhën shqipe, “Euronews.al” ka publikuar një artikull dje (13 shtator) me titull: “Takim me 60 liderë botërorë”-Vuçiç: Do shpallim Kosovën krahinë autonome të Serbisë”. Në bazë të titullit të artikullit pretendohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ketë thënë se “do ta shpallin Kosovën krahinë autonome të Serbisë”. Pas […]

I paverifikuar pretendimi se janë keqtrajtuar serbët e arrestuar në veri

Shkroi: Festim Rizanaj Mediumet në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull sot (10 shtator) lidhur me arrestimin e 4 personave në veri mesnatën e së martës (10 shtator) për të cilët pretendohet se janë keqtrajtuar gjatë arrestimit. Sipas mediave në gjuhën serbe, familjarët dhe dëshmitarët okularë kanë bërë të ditur se katër persona të kombësisë […]

Nuk ofrohen fakte në pretendimin se Liburn Aliu posedon shtëpi në vlerë 1.2 milionë euro

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një fotografie pretendohet se shtëpia që shfaqet në të i përket ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe se e njëjta kap vlerën prej 1.2 milionë euro. “Ekskluzive: Kjo është shtëpia e Liburn Aliut në Marigona Hill në vlerë prej 1.2 milion euro”, mban mbishkrimin kjo përmbajtje e […]

Pretendohet pa fakte se Turqia do t’ia dhurojë Kosovës 5 pajisje ushtarake “Korhan”

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi pretendohet se Turqia do t’ia dhurojë Kosovës 5 pajisje ushtarake anti-ajrore “Korhan”. Ky pretendim u bë nga faqja në Facebook “Lajme Nga Bota” me datë 8 shtator. Çka gjeti hibrid.info? Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në burime kredibile në lidhje me […]

Publikohet përmbajtje e paverifikuar me pretendimin për gjuajtje mes dy grupeve të përfolura

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një video-materiali të publikuar në Facebook është pretenduar për vazhdimësi të gjuajtjeve në mes të dy grupeve që janë përfolur ditëve të fundit, pas përleshjes së armatosur që ndodhi në fundjavë në lagjen “Aktash” në Prishtinë. “EKSKLUZIVE – Sot rreth ores 20:00 raportohet që prap janë gjuajtur Capat me Sekiraqt – […]

Pretendim i pakonfirmuar se është arrestuar i dyshuari për sulm ndaj një qytetari në Aktash

Shkroi: Etrit Rexhepi Dje (3 shtator) është publikuar një artikull që jepte lajmin për gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Aktash” të Prishtinës. Lajmi është publikuar nga mediumi “sinjali.com”, në të cilin pretendohet se “Policia tashmë e ka arrestuar personin e dyshuar”. Por, cila është e vërteta? Hibrid.info ka gjetur se i dyshuari, i cili […]

Performanca në “Ulpiana Fest” paraqitet rrejshëm si urrejtje e shqiptarëve myslimanë ndaj katolikëve

Shkroi: Fatbardh Dema Në median sociale X (ish-Twitter) janë publikuar disa fotografi në të cilat paraqiten disa kryqe (simbol i të krishterëve) në flakë. Përmes këtyre fotografive, llogaria në gjuhën angleze “Global Dissident” ka pretenduar se kjo vepër është kryer nga shqiptarët myslimanë, duke shtuar se kjo është bërë si shenjë urrejtje ndaj katolikëve. Cila […]

Pretendim i paverifikuar se Sadriu ka kërkuar mbrojtje të afërt

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një artikulli është pretenduar se Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, pas rastit të vrasjes në Ferizaj ditë më parë. Artikulli është publikuar fillimisht nga mediumi në gjuhën shqipe “reporteri.net” të mërkurën (21 gusht). Çka nuk shkon me këtë artikull? Pas […]

Translate »