Një profil personal në Facebook, ka postuar fotografi me një fotografi të edituar “cheapfake”, pëmes së cilës pretendohet rrejshëm për një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Në fotografinë në të cilën është bërë ndërhyrje, shihen Kurti dhe Rakiq duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.
Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi është e edituar, pasi është gjetur se në fotografinë autentike nuk gjendet Kurti, por deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simiq.
Pra, autori ka larguar fytyrën e Simiqit në fotografi, duke e zëvendësuar me atë të Kurtit.
Fotografia e edituar se gjoja Kurti shihet së bashku me Rakiqin, është shpërndarë nga lexues në komente të disa artikujve në Facebook në portalet “Gazetametro.net” dhe “Kosova-sot.info”.

Gjatë hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur fotografinë origjinale, të cilën shihen Rakiq dhe Simiq. (shih këtu, këtu dhe këtu)

Analiza:
Një fotografi në të cilën shihen Kurti dhe Rakiq duke shtrënguar duart, është duke qarkulluar nga përdorues të rrjetit social Facebook.
Mirëpo, nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se kjo fotografi është e edituar, pasi në atë origjinale në vend të Kurtit është deputeti nga Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simiq. Hibrid.info e vlerëson këtë fotografi si “Mashtrim”.