Faqja në Facebook “Gazeta Aktuale” ka publikuar një fotografi të një ushtari të vrarë, të cilës i ka vënë mbishkrimin “Terroristi serb i shtrirë në tokën dardane”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi paraqet një ushtar të Azerbajxhanit të vrarë në vijën e frontit në Nagorno-Karabakh, me datë 6 prill të vitit 2016.
Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Gazeta Aktuale”:
https://archive.is/Ppjpj#selection-447.0-447.42

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë e publikuar në vitin 2016 nga medium online britanik “DailyMail.co.uk”. (shih këtu)
Në përshkrimin e kësaj fotografie shkruan “Trupi i një ushtari Azerbajxhan shtrihet në vijën e frontit në Nagorno-Karabakh, Azerbajxhan, e mërkurë, 6 prill 2016”. (shih fotografinë më poshtë)

Analiza:
Faqja “Gazeta Aktuale” në Facebook ka publikuar një fotografi të një ushtari të vdekur të ushtrisë së Azerbajxhanit, me anë të së cilës pretendon se ajo i përket njërit nga sulmuesit e vrarë nga Policia e Kosovës, sot (24 shtator) në veri të vendit.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.