info@hibrid.info
Ish-ministri i jashtëm serb nuk ka kërkuar nga “Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës”
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Sheгbetoгi besnik i Millosheviqit thote se Seгbiɑ ta njohe pɑvɑгesine e Kosoves-Ja detɑjet”, është publikuar sot (7 shtator) nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Pronews20.com”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet deklarata e ish-ministrit të jashtëm të Serbisë, Vladislav Jovanoviq, i cili është shprehur se dy diplomatët e rinj të dërguar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, Jens Plettner e Emanuel Bonn, shfaqen si një formë e drejtpërdrejtë presioni, pra që të kurorëzohet me njohjen e Kosovës nga Serbia.

Pra, Jovanoviq nuk ka thënë se “Serbia ta njohë Kosovën”, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga portali dyshimtë “Pronews20.com”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Pronews20.com”:

https://pronews20.com/archives/61?fbclid=IwAR0WgJa9j12QIl9ZKS0nZTMt0XE_nMHSIE0e8krlg102xZ-CHUy23qcs0CU

Artikulli me titull të rremë është shpërndarë sot (7 shtator) edhe në Facebook nga faqja “Post Lajme”, e cila numëron mbi 16 mijë ndjekës. (shih këtu)


Kjo deklaratë e ish-ministrit të jashtëm të Serbisë është publikuar e përkthyer edhe në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik me deklaratën e Jovanoviqit të publikuar në mediumin serb “Novosti.rs”.

“Dy diplomatët e rinj të dërguar nga Macron dhe Scholz shfaqen si një formë e drejtpërdrejtë presioni, pra një pushtim që duhet të kurorëzohet me njohjen e të ashtuquajturës Kosovë”, ka thënë ndër të tjerash Jovanoviq.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Pronews20.com” ka publikuar një artikull me deklaratën e ish-ministrit të jashtëm serb, Vladislav Jovanoviq, i cili ka thënë se dy diplomatët e rinj të dërguar nga Macron dhe Scholz shfaqen si një formë e drejtpërdrejtë presioni ndaj Serisë për ta njohur Kosovën.

Ndërsa ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Jovanoviq ka thënë se Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »