[email protected]
Ish-ministri Mehaj nuk u detyrua të japë dorëheqje pasi vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë
shape
shape
shape

Një llogari në TikTok me emrin “user5435481075810” ka publikuar një video-material ku shihet Armend Mehaj, ish-ministër i mbrojtjes.

Imazhi shfaq ish-ministrin gjatë vizitës së tij në Hagë më 16 nëntor të vitit të 2022 (shih këtu) dhe përmban mbishkrimin me pretendimin se ai u detyrua të jap dorëheqje nga pozita e ministrit, pas vizitës që u bëri ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Por megjithatë hibrid.info ka hulumtuar dhe vërtetuar se pretendimi nuk qëndron.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga “user5435481075810”:

https://www.tiktok.com/@user5435481075810/video/7265309116308950304

Pas verifikimit nga hibrid.info, është gjetur postimi i ish-ministrit Mehaj në Facebook, ku ai ka sqaruar arsyet që quan deri në dorëheqje (shih këtu).

Në këtë adresim drejtuar opinionit, Mehaj tregon se ishin personale shkaqet e dorëheqjes së tij.

Po ashtu hibrid.info ka gjetur se edhe në prononcimin për media, të Përparim Kryeziut, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, si arsye të dorëheqjes së ish-ministrit të mbrojtjes, përmendet sëmundja e gruas së tij (shih këtu dhe këtu).


Ndërsa edhe në një artikull të RTV21, në të cilin përmenden arsyet jo zyrtare të dorëheqjes së ish-ministrin, nuk figuron pretendimi se vizita e Mehaj bërë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ishte shkaku pse ai u detyrua të jap dorëheqje. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria në TikTok me emrin “user5435481075810” ka publikuar një video-material ku pretendohet se ish-ministri Armend Mehaj është detyruar të jap dorëheqje shkak vizitës së bërë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Por që ky pretendim nuk faktohet as në deklarimet e burimeve zyrtare e as në publikimet e bazuara nga burimet jo zyrtare. Gjithashtu, vizitën në Hagë, Mehaj e kishte bërë në nëntor të vitit 2022.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »