info@hibrid.info
Kurti ngatërron policët
shape
shape
shape

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në profilin e tij zyrtar në Instagram, ka publikuar disa fotografi me mbishkrimin se pas 16 vitesh është takuar me kapitenin e e njësisë special në Bërnjak.

Megjithatë, Kurti ka ngatërruar Komandantin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmetin me kolegun e tij, Fatlum Shaqirin, të paraqitur në fotografinë kur ky i fundit e kishte arrestuar 16 vjet më parë gjatë një proteste të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti në këtë postim futi edhe fotografinë e bërë 16 vjet më parë, ku shihet Fatlum Shaqiri duke e arrestuar atë. Por, kryeministri ka pretenduar gabimisht se personi në foto është Besart Ahmeti.

Përshkrimi i postimit të Kurtit në Instagram:

“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”.

Vegëza e postimit të Kurtit në Instagram:

https://www.instagram.com/p/CUkdCWmIGI0/


Në fotografinë e parë dhe të tretë shihet Kurti me Ahmetin gjatë takimit që patën të dielën me stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, në fotografinë e dytë, që pretendohet se është Besart Ahmeti, në fakt është kolegu i tij Fatlum Shaqiri, i cili para 16 vitesh kishte arrestuar Kurtin në një protestë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Fotografitë e Fatlum Shaqirit:


Analiza:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar në postimit e një fotografie, me pretendimin se ka takuar anëtarin e njësisë speciale pas 16 vitesh, i cili atëkohë e kishte arrestuar atë.

Mirëpo, në fotografinë e dytë nuk është Besart Ahmeti siç pretendon Kurti, por kolegu i tij Fatlum Shaqiri.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky postim i kryeministrit Kurti vlerësohet si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »