Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “newz1.com” ka publikuar sot (22 gusht) një artikull me titull “E FUNDIT / Zot na mbaj doren…Lëkundje tërmeti në Shqipëri”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër. Tërmeti 2.6 ballë u regjistrua rreth orës 21:56 minuta me datën 20 gusht, 9 km larg Elbasanit.
Pra, portali i lartcekur është munduar që tërmetin e ndodhur më 20 gusht ta paraqesë si aktual, duke i shtuar në titull cilësimin “e fundit”.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newz1.com”:
I njëjti artikull është shpërndarë sot (22 gusht) edhe në Facebook nga faqja “Vizioni Im”. (shih këtu)
Hibrid.info e ka gjetur të publikuar në kohë reale edhe artikullin për konfirmimin e tërmetit të ndodhur më 20 gusht. (shih këtu)
Hibrid.info ka hulumtuar në platformën online të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (ESCM), e cila raporton për tërmetet që godasin pjesën e Evropës, ku shihet se tërmeti 2.6 ballë që u ndje në afërsi të Elbasanit, ka ndodhur me datën 20 gusht. (shih këtu)
Analiza:
Pas verifikimit të fakteve është vërtetuar se portali “newz1.com” ka publikuar lajm të vjetër për tërmetin e ndodhur më 20 gusht në Shqipëri, me pretendimin ta paraqesë si aktual.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.