Disa portale në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (12 maj) një artikull me pretendimin se një avion i “Air Albania” është kapluar nga flaka.
Këto portale e kanë ngritur këtë pretendim duke iu referuar një videoje të realizuar nga “Report TV”.
Megjithatë, në video-materialin e publikuar nga “Report TV” nuk thuhet se avioni është kapluar nga flakët, por bëhet fjalë për një pajisje.
Vegëzat e artikullit të publikuar në disa portale në gjuhën shqipe:
https://www.oranews.tv/vendi/merr-flake-nje-avion-i-kompanise-air-albania-ne-rinas-i1088801
https://www.zeri.info/kronika/491551/avioni-i-air-albania-kaplohet-nga-flaka/
Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur video-materiali i publikuar nga “Report TV” në kanalin zyrtar në Youtube, në të cilën pretendohet se bëhet fjalë për djegien e një pajisjeje. (shih këtu)
Portali “Koha.net” ka publikuar njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil në Shqipëri (AAC), i cili ka konfirmuar se në aeroportin “Nënë Tereza” nuk ka pasur rast të rënies së zjarrit të premten. (shih këtu)
“Me shfaqjen e tymit, shërbimi zjarrfikës, ashtu siç parashikon rregullorja e aeroportit dhe sigurisë të tij, është paraqitur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk ka vepruar pasi është evidentuar që bëhet fjalë për një proces normal”, thuhet në njoftimin e AAC të publikuar nga portali “Koha.net”.
Analiza:
Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se disa portale në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pretendim të pasaktë, se një avion i “Air Albania” është kapluar nga flaka.
Mirëpo, në njoftimin e Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri të publikuar në “Koha.net”, thuhet se nuk ka pasur rast të rënies së zjarrit në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, por se bëhej fjalë vetëm për një proces normal.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të publikuar në disa media në gjuhën shqipe, si “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.