info@hibrid.info
Nuk janë infektuar 50 mijë fëmijë nga virusi i ri në Kinë
shape
shape
shape

Portali ‘GazetaBlic.com’ ka publikuar një artikull me titull “Shpërthen një virus tjetër në Kinë, infektohen mbi 50 mijë fëmijë”.

Ky artikull përmban titull të gabuar, pasi që nuk bëhet fjalë për shifrën mbi 50 mijë fëmijë, por mbi 50 fëmijë që janë infektuar me një virus të quajtur ‘norovirus’.

Një shpërthim i ri i norovirusit ka goditur provincën jugperëndimore Sichuan të Kinës, duke infektuar mbi 50 fëmijë, raporton mediumi kinez në gjuhën angleze, GlobalTimes.cn. Ndërsa titullin e artikullit të publikuar në ‘GazetaBlic.com’, i bazuar në këtë medium kinez, paraqitet një shifër jo e saktë (50 mijë fëmijë të infektuar), gjë që ka mundur të jetë një gabim teknik i autorit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “GazetaBlic.com”:

https://gazetablic.com/shperthen-nje-virus-tjeter-ne-kine-infektohen-mbi-50-mije-femije/?fbclid=IëAR3v_P_q7mje78ziKZV6c1N6cuQuKëMQjHëe7QYs3CDZFSMmyI5ScnPek7Y

GlobalTimes.cn shkruan se shpërthimi i fundit me virusin ‘norovirus’ goditi një kopsht fëmijësh në qytetin Zigong në provincën Sichuan, ku fëmijët pësuan të vjella. Ky virus është shumë ngjitës dhe shkakton të vjella dhe diarre.

Më poshtë mund të shihni artikullin origjinal të publikuar në “GlobalTimes.cn”.

https://www.globaltimes.cn/content/1208162.shtml


Analiza:

Shifra e të infektuarve në titullin e artikullit të ‘GazetaBlic.com’ nuk korrespondon me shifrën që gjendet në tekst. Pas verifikimit nga hibrid.info, del se titulli i artikullit në GazetaBlic.com është i shkruar gabim, por pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut. Megjithatë, fakti që ky artikull flet për një numër tjetër të infektuarve me ‘norovirus’, mund të dezinformojë lexuesit e këtij portali. Ky artikull kategorizohet si “Gabim”.


Arsyetimi:

Gabim – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »