info@hibrid.info
Nuk ka konfirmim të lajmit për sanksioneve ndaj Kosovës
shape
shape
shape

Është publikuar një artikull, nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “fakte.buzz”, në titullin e të cilit pretendohet se është konfirmuar lajmi për sanksione nga BE dhe SHBA.

Artikulli në fjalë u referohet lajmeve të publikuara në “Albanian Post” dhe “Radio Evropa e Lirë”, në të cilat është paralajmëruar vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës pas situatës së krijuar në veri.

Megjithatë hibrid.info ka verifikuar se pretendimi për konfirmim të këtij lajmi nuk qëndron.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “fakte.buzz”:

https://fakte.buzz/oo/konfirmohet-lajmi-per-sanksionet-e-shba-be-ndaj-kosoves/?fbclid=IwAR3yPY2ybNfD9v7-KgBdDBK0Vx3hJ9A5a0mbxM7Uv_xmRz-epilbPbSgCAI

I njëjti artikull është publikuar edhe në “Facebook” nga faqja “Mirsevini” (shih këtu).


Hibrid.info me anë të makinave online të kërkimit ka gjetur të publikuar deklarata nga Peter Stano, zëdhënës i BE-së, i cili ka theksuar që janë marrë masa në raport me Kosovën pa përfshirjen e sanksioneve, çka e hedh poshtë pretendimin për konfirmim të lajmit për sanksione. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Hibrid.info po ashtu ka gjetur përmbajtje të publikuara në të cilat është paraqitur mënyra se si definohen sanksionet dhe masat nga vetë Bashkimi Evropian. Masat, bazuar edhe në terminologjinë e shpjeguar nga vetë ueb-faqja e BE-së, janë një koncept më i gjerë, krahasuar me sanksionet. Në pjesën ueb-faqes të Këshillit Evropian ku bëhet sqarimi i formës së marrjes së masave parandaluese, flitet edhe për masat ndëshkuese apo sanksionet. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “fakte.buzz” ka publikuar artikull ku pretendohet se BE dhe SHBA-të kanë konfirmuar sanksionet ndaj Kosovës pas situatës në veri.

Megjithatë në përmbajtje nuk paraqitet konfirmim për sanksione e madje edhe BE ka pohuar se ndaj Kosovës është marrë vendimi për masa e jo sanksione.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »