info@hibrid.info
Nuk ka person të dytë të arratisur nga ngjarja në “Bon Vivant’
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “promakale.com” ka publikuar dje (22 gusht) një artikull me titull “Perveq Dukes, edhe ky person tjeter i dyshuar ne arrati per tragjedin ne Bon Vivant”.

Titulli i artikullit ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur në fillim të këtij muaji, ku në lokalin “Bon Vivant” nga një incident ku mbeti i vdekur një person e katër të tjerë të lënduar dhe 17 të plagosur. (shih këtu)

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se bëhet fjalë për vetëm një person të arratisur dhe jo ashtu siç pretendohet në titull, si dhe po ashtu përmbajtja e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë, është marrë nga një artikull që ka të bëjë me një ngjarje tërësisht tjetër.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “promakale.com”:

https://promakale.com/perveq-dukes-edhe-ky-person-tjeter-i-dyshuar-ne-arrati-per-tragjedin-ne-bon-vivant/?fbclid=IwAR24h98gmdWjuqb5z5PFHuZfhqpWwdu7BP7CICRPfwP9WKRuZW50KF3w2KA

Artikulli po ashtu është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga disa faqe. (shih këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur njoftimin e policisë që tregon se bëhet fjalë vetëm për një person të arratisur nga ngjarja e së cilës i është referuar titulli i artikullit, të publikuar nga portali i dyshimtë. (shih këtu)

Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe raportime nga mediat në lidhje me arratisjen e një personi nga ngjarja në lokalin “Bon Vivant”. (shih këtu dhe këtu)


Ndërsa përmbajtja e artikullit të publikuar nga “promakale.com”,  nuk përputhet me titullin e tij. Në përmbajtje, hibrid.info ka vërejtur se bëhet fjalë për një ngjarje tjetër të ndodhur më herët, e që bën fjalë për plagosjen te vendi i njohur si “Kafet e vogla” para dy muajsh (qershor).

Hibrid.info ka verifikuar se përmbajtja është marrë një artikull i publikuar në portalin informativ, “gazeta10.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “promakale” ka publikuar një artikull në titullin e të cilit pretendohet rrejshëm se bëhet fjalë për dy persona të arratisur nga ngjarja e ndodhur në lokalin “Bon Vivant”.

Po ashtu në përmbajtje të artikullit është vërejtur mos-përputhje me atë që pretendohet në titullin e artikullit.

Në tekstin e përmbajtjes shihet se bëhet fjalë për një ndodhi krejtësisht tjetër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të publikuar si “Dezinformatë”.


 Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »