[email protected]
Nuk qëndron pretendimi se Njësia Speciale Operative ka kërcënuar serbët
shape
shape
shape

Media në gjuhën serbe kanë publikuar më 25 dhjetor një artikull me pretendimin se ROSU kanë publikuar foto kërcënuese në rrjete sociale, e cila dëshmon se forcat speciale të Kosovës kanë sulmuar serbët.

Artikulli me këtë pretendim mbanë titullin, ““MIRË SE VINI NË FERR”: ROSU ka publikuar foto kërcënuese në rrjetet sociale”. 

Pretendimi bazohet në një fotografi të postuar në median sociale Facebook, në llogarinë me emrin “Njesia Speciale”. Pas verifikimit të kësaj llogarie del të mos jetë faqe zyrtare e kësaj njësie policore. (shih këtu)

Po ashtu, Policia e Kosovës ka mohuar pretendimin se është përfshirë në të shtënat me armë në Zubin Potok.


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

https://pink.rs/politika/461850/’dobrodosli-u-pakao’-rosu-na-drustvenim-mrezama-objavila-pretece-fotografije-foto

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1185866/policija-kosovo-metohija-rosu


Pjesë të artikullit të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

Në rrjetet sociale po përhapet një fotografi, e cila dëshmon se forcat speciale të Kosovës kanë sulmuar serbët.

– Mirë se vini në ferr për këdo që dëshiron të vdesë shumë shpejt. Të gatshëm për të ndërhyrë sa herë që është e nevojshme për të mbrojtur interesat e vendit tonë – thuhet në njoftimin e të ashtuquajturit. të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se në orën 19:45 ka pasur breshëri zjarri dhe përleshje të armatosur në Zubin Potok. Të shtënat kanë ndodhur kur forcat speciale të Kurtit kanë tentuar të heqin barrikadën në rrugën alternative, ndaj kanë qëlluar në drejtim të serbëve.


Pretendimet mediave në gjuhën serbe bazohen në postimin e një fotografie ku shihet një pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NJSO) nga faqja në Facebook “Njesia Speciale”. Ky postim mban mbishkrimin “Mirë se vini në ferr kushdo që deshiron të vdes para kohe. Të gatshëm për ndërhyrje kurdo që kërkohet për të mbrojtur interesat e Shtetit tonë. 🇦🇱🇽🇰” (këtu).


Pas hulumtimit të bërë, hibrid.info ka vërtetuar se kjo faqe nuk është faqe zyrtare e Njësisë Speciale Operative. Njëkohësisht është gjetur se ekzistojnë disa faqe në faqe në Facebook me emrin “Njesia Speciale”.

 Po ashtu, është gjetur se kjo njësi nuk ka faqe zyrtare në Facebook, pra ekziston vetëm faqja zyrtare në Facebook e Policisë së Kosovës, në të cilën nuk kemi hasur në ndonjë postim të tillë.

Prandaj, postimi në të cilën bazohen mediat në gjuhën serbe nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Policisë së Kosovës, më konkretisht të Njësisë Speciale Operative.

Sa i përket asaj, se ky postim vërteton se të shtënat më armë në Zubin Potok kanë qenë sulm i Njësisë speciale të Policisë së Kosovës ndaj serbëve nuk qëndron për faktin se Policia e Kosovës e ka mohuar përfshirjen e saj. Po ashtu, KFOR-i ka konfirmuar se në këtë akt janë përfshirë persona të panjohur me maska. (këtu)


Analiza:

Media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull me pretendimin se ROSU kanë publikuar foto kërcënuese në rrjete sociale, e cila dëshmon se forcat speciale të Kosovës kanë sulmuar serbët.

Pretendimi bazohet në një fotografi të postuar në median sociale Facebook, në llogarinë me emrin “Njesia Speciale”. Pas verifikimit të kësaj llogarie del të mos jetë faqe zyrtare e kësaj njësie policore.

Sa i përket asaj, se ky postim vërteton se të shtënat më armë në Zubin Potok kanë qenë sulm i Njësisë speciale të Policisë së Kosovës ndaj serbëve nuk qëndron për faktin se Policia e Kosovës e ka mohuar përfshirjen e saj. Po ashtu, KFOR-i ka konfirmuar se në këtë akt janë përfshirë persona të panjohur me maska.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.

Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »