info@hibrid.info
Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia
shape
shape
shape

Në mediat sociale Facebook dhe TikTok është shpërndarë një video-material nga disa faqe/llogari, me pretendimin se pamjet paraqesin momente të shkatërrimit të ndërtesës, si pasojë e tërmetit në Turqi që ndodhi gjatë mëngjesit të 6 shkurtit.

Faqet në Facebook “TetovaSot”, “Ts.mk” dhe llogaria në TikTok me emrin “flakamedia”, e kanë publikuar dje (6 shkurt) këtë video-material me pretendimet: “PAMJE TË FRIKSHME NGA TERMETI APOKALIPTIK NË TURQI Një tjetër ndërtesë është filmuar në momemtin e shkatërrimit” dhe “Tërmeti në Turqi, shikoni se si shembet objekti në moment”.

Megjithatë, këto pretendime janë të pasakta, pasi video nuk është realizuar gjatë tërmetit në Turqi, por në Arabinë Saudite. Faktet lidhur me këtë video janë vërtetuar nga kontrollues të fakteve nga Spanja, “Maldita.es”.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqet “TetovaSot” dhe “Ts.mk”:

https://www.facebook.com/tetovasot2/videos/3043753512588425/

https://www.facebook.com/tetovasot.mk/videos/6235020523198068


Vegëza e video-materialit të publikuar në Tik Tok nga llogaria “flakamedia”:


Pas hulumtimit dhe verifikimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë informacion rreth këtij pretendimi të rremë, i bërë fillimisht nga kontrolluesit e fakteve nga Spanja “Maldita.es”, që vërteton se kjo video është realizuar në Arabinë Saudite.

Kjo platformë për kontroll faktesh ka gjetur këtë video-material të publikuar më 16 janar në Tik Tok, që thuhet se pamjet janë nga rruga “Jeddah Road, Al-Klio 3, Old Makkah Road” (shih këtu)

Kontroll i fakteve nga Maldita.es

Përveç në këtë media sociale, pamje të ndërtesës janë gjetur edhe në videon e publikuar në Youtube me 12 prill të vitit 2022, që qartëson se pamjet janë xhiruar në rrugën “Jeddah Road, Al-Klio 3, Old Makkah Road”.  (shih këtu)

Kontroll i fakteve nga Maldita.es

Analiza:

Disa faqe në Facebook dhe një llogari në Tik Tok kanë publikuar një video-material ku shihet një ndërtesë duke u rrënuar. Këtij materiali i është bërë një përshkrim i sajuar duke pretenduar se pamjet paraqesin momente nga tërmeti në Turqi që ndodhi gjatë mëngjesit të 6 shkurtit.

Pas hulumtimit, hibrid.info ka arritur të gjejë informacion rreth këtij pretendimi të rremë, i bërë fillimisht nga kontrolluesit e fakteve nga Spanja “Maldita.es”, që qartësohet se pamjet janë realizuar në Arabinë Saudite.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »