[email protected]
Pamjet e stërvitjeve ushtarake të forcave të Azerbajxhanit, paraqiten si momente të ushtrimeve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës
shape
shape
shape

Një llogari në TikTok, që mban emrin “mtrks25”, ka publikuar një video-material në të cilin shfaqen pamje nga stërvitjet ushtarake.

Mbishkrimi në video pretendon se pamjet shfaqin momente të ushtrimeve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, siç thuhet para një sulmi të mundshëm terrorist.

Hibrid.info ka verifikuar materialin dhe ka vërtetuar se pamjet janë marrë nga stërvitjet e forcave ushtarake të Azerbajxhanit.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “mtrks25”në TikTok:


Hibrid.info, pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID” ka gjetur se emblema ushtarake që shihet në sekondat e para të video-materialit, i përket forcave të Azerbajxhanit (shih këtu).


Duke u bazuar në këtë fakt, hibrid.info ka kuptuar se nuk bëhet fjalë për stërvitje të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material që pretendon se shfaq pamjet e stërvitjeve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Pas hulumtimit përmes programeve të automatizuara, hibrid.info ka vërtetuar se pamjet në video tregojnë ushtrimet e forcave ushtarake të Azerbajxhanit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-përmbajtje si Dezinformatë.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others