info@hibrid.info
Pretendim i rremë se Kurti i ka vënë në shënjestër fëmijët serb
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën serbe “Alo” ka publikuar një artikull sot (29 shtator) me pretendimin se Kurti i ka vendosur në shënjestër fëmijët serb në Kosovë.

Ky pretendim bazohet në një incident që ndodhi në shkollën fillore “Braća Aksić”, në Lipjan ku ishte thyer njëri nga xhamat e shkollës. Ngjarja kishte ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës (27 shtator) rreth orës 22:30 kur nuk kishte nxënës në shkollë.

Gjerë më tani, Policia e Kosovës, bën të ditur se nuk dihet kryesi i veprës, sepse vetëm silueta e një personi mund të shihet në pamjet e vëzhgimit me video.

Prandaj, pretendimi se Kurti ka vënë në shënjestër fëmijët serb është i paqëndrueshëm.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/811317/kurti-krenuo-i-na-srpsku-decu-kamenovana-srpska-osnovna-skola-u-lipljanu/vest


Ky pretendim zuri vend në ballinën e gazetës së datës 28 shtator, me kryetitull “Kurti i është kthyer fëmijëve”. Ballina është ilustruar edhe më një fotografi ku shihet një pjesëtarë i Njësisë speciale të Policisë së Kosovës dhe një fëmijë, e cila mbanë një përshkrim dezinformues, “Topin në dorë, gishti në këmbëz: të vegjlit tanë po rriten nën presion të lartë të Rosu-s”. (këtu)


Lidhur me incidentin në Lipjan, ku i është thyer xhami një shkolle fillore, në të cilin mësimin e vijojnë nxënësit e komunitetit serb, ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, pretendon pa fakte se kjo rezulton të jetë vepër e ekstremistëve shqiptar të nxitur nga retorika dhe politika agresive e Prishtinës.

Bazuar në raportimet në media, bëhet e ditur se Policia e Kosovës nuk ka arritur ta identifikojë kryesin e veprës, për shkak se në kamera shihet vetëm silueta e tij e pa identifikueshme.

Po ashtu, drejtoresha e shkollës, Llica Rashiq, dhe banorë të Lipjanit kanë bërë të ditur se nuk e dijnë se kush e bëri këtë, e që njëri nga banorët tha se mund të kenë qenë fëmijët. (këtu)


Analiza:

Pretendimi i mediumit në gjuhën serb “Alo” se Kurti i ka vendosur në shënjestër fëmijët serbë duke u ndërlidh me incidentin në një shkollë fillore në Lipjan, ku mësojnë fëmijët serb, nuk qëndron.

Nuk është gjetur kryesi i veprës dhe nuk faktohet që kjo është kryer nga “ekstremistët shqiptarë”, siç pretendon gazeta në fjalë dhe Petkoviq.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »