info@hibrid.info
Pretendohet rrejshëm për largimin e Muriqit nga Mallorca
shape
shape
shape

Portalet e dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe “arenasport-al.info” dhe “onlinenews5.com” kanë publikuar dje dhe sot (6, 7 janar) artikullin me titull “Muriqi largohet nga Mallorca por mbetet në La Liga, transferohet tek gjigandi Spanjoll”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje theksohet se sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, mund të largohet nga Mallorca gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi për shërbimet e tij është e interesuar skuadra tjetër spanjolle, Atletico Madrid.

Me këtë titull, këto portale kanë pretenduar rrejshëm se Muriqi tashmë është transferuar tek kjo skuadër.


Artikulli i publikuar në portalet e dyshimta “arenasport-al.info” dhe “onlinenews5.com”:

Vedat Muriqi mund të largohet nga Mallorca gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja, ku ‘Fichajes’ ka raportuar se Los Colochneros janë të gatshëm të bëjnë një ofertë zyrtare në drejtim të Mallorcas për reprezentuesin kosovar.

Reprezentuesi kosovar shihet si ideali për ta mbuluar repartin ofensivë dhe pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Diego Simeone, pasi Muriqi i kishte shënuar edhe gol Atleticos këtë edicion.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “arenasport-al.info” dhe “onlinenews5.com”:

https://www.arenasport-al.info/muriqi-largohet-nga-mallorca-por-mbetet-ne-la-liga-transferohet-tek-gjigandi-spanjoll/?fbclid=IwAR10aQH8-Sqxb01ftZAwbyAyvth09zFxvbb_6zZaMfmeojeFXVe2-yjFS4A
https://onlinenews5.com/2023/01/07/muriqi-largohet-nga-mallorca-por-mbetet-ne-la-liga-transferohet-tek-gjigandi-spanjoll/?fbclid=IwAR3rI5YPH_oq2bWQjSg1PCDA1Yrkbpu7Y07YeKEhnNLfWSycqxTkpOhCQD8

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “24 Sport” dhe “Arena Sport Shqip”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në mediumin online spanjoll “Fichajes.net”, të cilin e kanë cituar portalet e dyshimta. (shih këtu)

Pra, në artikullin e publikuar në mediumin spanjoll nuk bëhet fjalë për një transferim të kryer të Muriqit në Ateltico Madrid, por mundësinë e ofrimit të një oferte për të marrë shërbimet e tij për sezonin 2023/2024.


Pjesë e artikullit të publikuar në mediumin spanjoll “Fichajes.net”, i përkthyer në shqip:

Atlético de Madrid nuk i harron mundësitë që mund të ofrojë merkato me idenë për të përforcuar skuadrën, duke monitoruar nga afër figurën e sulmuesit kosovar të Mallorca-s, Vedat Muriqi, për të cilin mesa duket do të ishte e gatshme të bënte një ofertë afër 15 milionë euro për të tentuar të marrë shërbimet e tij për sezonin 2023/2024.


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull lidhur me sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin, për shërbimet e të cilit është e interesuar skuadra spanjolle Atletico Madrid.

Megjithatë, në titull këto portale kanë pretenduar rrejshëm se Muriqi është transferuar te kjo skuadër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »