info@hibrid.info
Pretendohet rrejshëm se FSK-ja është pozicionuar në veri të Mitrovicës
shape
shape
shape

Llogaria në Facebook “Vitia Post” e cila numëron mbi 100 ndjekës, ka publikuar dje (12 dhjetor) një fotografi në të cilën shihen ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, kjo llogari shkruan “FSK-ja zë pozicionet në veri të Mitrovicës”.

Hibrid.info pas hulumtimit të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, ka vërtetuar se fotografia është e vjetër dhe e njëjta është në qarkullim, të paktën që nga data 9 nëntor.


Vegëza e postimit të kësaj fotografie nga llogaria “Vitia Post” në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02wGHGSxez78rffNmtiy2T58jzzm3tj4VsPQ23qDw9Yaf6MCrDSmLnMeaqBGqt2JZZl&id=100084762834687


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, kjo fotografi është gjetur e publikuar nga portali “TVPrizreni.net” në një artikull të datës 9 nëntor. (shih këtu)

E njëjta është përdorur edhe nga portali informativ “Koha.net” në një artikull të publikuar me datë 18 nëntor. (shih këtu)


Lidhur me pretendimin e bërë nga kjo llogari në Facebook se FSK-ja është pozicionuar në veri të Mitrovicës, hibrid.info është konsultuar me dokumentet zyrtare relevante, që shpjegojnë pamundësinë e operimit e operimit të formacioneve të armatosur në veri të lumit Ibër, pa lejen e KFOR-it dhe kryetarëve të komunave. Ky vendim vije pas marrëveshjes së vitit 2013 në mes të kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçit dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. (shih këtu marrëveshjen e vitit 2013)


Analiza:

Llogaria në Facebook me emrin “Vitia Post” ka publikuar një fotografi të vjetër në të cilën shihen disa ushtarë të FSK-së.

Me anë të kësaj fotografie, kjo llogari ka pretenduar rrejshëm se gjoja FSK-ja është pozicionuar në veri të Mitrovicës.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi është e vjetër dhe e njëjta është në qarkullim të paktën që nga data 9 nëntor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim në Facebook si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »