Shkroi: Etrit Rexhepi
Publikohet një artikull i titulluar, “Prokuroria e konfirmon se pajisja përgjuese që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është e AKI-së”.
Ky artikull (i arkivuar) është publikuar dje (19 shkurt) nga mediumi “periskopi.com”.
Çka nuk është në rregull me artikullin?
Hibrid.info ka gjetur se pretendimi për konfirmimin e këtij lajmi nga prokuroria, ka ardhur nga Lirim Mehmetaj, gazetar, gjë e cila nuk tregohet në titullin e këtij artikulli.

Hibrid.info ka vërejtur se burimi i këtij informacioni qartësohet brenda përmbajtjes kur thuhet se, pretendimi është “konfirmuar ekskluzivisht gazetari Lirim Mehmetaj, përmes një statusi në Facebook”.
Pas kontrollit të llogarisë së Mehmetajt në Facebook, është gjetur statusi nëpërmjet të cilit ai ka dhënë pretendimin në fjalë.

Çka do të thotë se ky informacion nuk ka ardhur direkt nga prokuroria, çka konfirmohet edhe nga një reagim i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të cilin e ka gjetur hibrid.info, ku hedhet poshtë pretendimi i Mehmetajt.
Reagim publik nga Prokuroria Themelore në Prishtinë
Prishtinë 19.02.2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të sqarimit të opinionit publik, njofton se i demanton deklarimet e gazetarit Lirim Mehmetaj se prokuroria ka konfirmuar ndonjë prokuroria do të njoftohet publiku, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, pra përmes kanaleve zyrtare. Prokurori i shtetit lajm sa i përket vendosjes së pajisjeve të GPS në veturën e gazetarit V.K., deklarimet e tilla nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë. Për çdo komunikim dhe lajm nga do të vazhdoj në luftimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe për këtë opinioni publik do të mbahet i informuar, deklarimet e tilla mund të dëmtojnë integritetin e hetimeve dhe nuk i shërbejnë zbardhjes dhe hetimit të veprave penale.
Tutje, hibrid.info ka vërejtur se mediumi “periskopi.com” ka ndryshuar titullin e këtij artikulli, duke shtuar faktin se informacioni i pretenduar erdhi nga gazetari Mehmetaj.
Analiza:
Gazetari Lirim Mehmetaj pretendoi se prokuroria e konfirmoi se pajisja përgjuese që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është e AKI-së.
Por, titulli (i ndryshuar më vonë) i artikullit të mediumit “periskopi.com” nuk sqaronte se pretendimi erdhi nga Mehmetaj dhe nuk e paraqiti atë si citim.
Çka do të thotë se informacioni i paraqitur në titull, mund të merrej si informacion zyrtar, i konfirmuar nga prokuroria.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.