info@hibrid.info
Publikohet lajm i vjetër për dëbimin e emigrantëve nga Gjermania
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Lexo Sot” ka publikuar sot (1 nëntor) një artikull me titull “Gjermania ka një lajm të keq për të gjithë emigrantët /Ja se per cfar behet fjale…”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në muajin shkurt.

Përmes një njoftimi të bërë në muajin shkurt, koalicioni qeveritar në Gjermani i përbërë nga partitë SPD, FDP dhe të Gjelbërve kishte paralajmëruar një ofensivë dëbimesh ndaj emigrantëve të huaj nga ky shtet..

Pra, kjo faqe e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës në Facebook, ka publikuar lajm të vjetër, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Lexo Sot”:

https://www.facebook.com/lexo.sot/posts/pfbid0BEpMdfv49oJHU7XsD6DGqd3zSGSg9hPRXJgJrS2qhkRLnuar1zFkMTkKt9fP5Eigl


Pjesë nga artikulli i publikuar:

-Përmes një njoftimi koalicioni qeveritar midis SPD, FDP dhe të Gjelbërve në Gjermani ka paralajmëruar një ofensivë dëbimesh ndaj emigrantëve të huaj.Sipas njoftimit, Qeveria federale do të emërojë një përfaqësues të posaçëm për të hartuar këto marrëveshje.Sipas Ministrisë Federale të Brendshme, në vitin 2021 janë dëbuar nga Gjermania 11 982 qytetarë të huaj.


Këtë artikull, kjo faqe e ka marrë nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news308media.com”, e cila e ka postuar atë më 16 shkurt. (shih këtu)


Se ky artikull është i vjetër, e tregon fakti se i njëjti është publikuar më 10 dhe 11 shkurt në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja “Lexo Sot” në Facebook ka publikuar një lajm të vjetër të muajit shkurt, atëkohë kur Gjermani ka paralajmëruar një ofensivë dëbimesh ndaj emigrantëve të huaj.

Kjo faqe është munduar që këtë artikull ta paraqesë si aktual. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson atë si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »