info@hibrid.info
Publikohet si aktual parashikimi i motit për muajin janar
shape
shape
shape

Faqja në Facebook me emrin “Vizioni IM” ka publikuar sot (27 mars) një artikull me titull “Furtunë dhe reshje dëbore, kjo do jetë dita më e vështirë e javës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar me datën 7 janar.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se artikulli i njëjtë është publikuar në kohë reale (7 janar) në disa media online në gjuhën shqipe.

Faqja “Vizioni IM” në Facebook, që numëron mbi 160 mijë ndjekës (këtu) është munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqesë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Vizioni IM”:

https://www.facebook.com/vizioni.im/posts/pfbid02PcQejTJHWLfZ6kMenNKiHMXN2mMM4sxnZHVPamnMG9xkbQWHtpLVoiq9U3UJy3til


Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (7 janar 2023) në disa media online në gjuhën shqipe si “gazetadita.al” dhe “sot.com.al”.


I njëjti artikull ishte publikuar edhe me datë 11 mars nga faqja tjetër në Facebook “Specialja.com”, që po ashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se faqja “Vizioni IM” në Facebook ka publikuar sot (27 mars) një artikull të vjetër të muajit janar lidhur me parashikimin e motit, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »