Pas një përvoje të shkëlqyer në Prizren, sesionet informuese në kuadër të projektit “Countering Disinformation Narratives through Innovation and Experiential Learning” vazhduan në Gjilan. ADS dhe Hibrid.info udhëtuan në këtë qytet, ku u diskutua për ndikimin e dezinformimit dhe strategjitë për t’i njohur të gjitha kategoritë e çrregullimit informativ. Pjesëmarrësit u përqendruan në identifikimin e përmbajtjeve keqinformuese përmes shembujve konkret, duke fituar njohuri dhe shkathtësi të reja në këtë fushë.
Në këtë fazë të projektit, synimi është të ndërtohet një komunitet i fortë dhe i informuar që të jetë i përgatitur përballë narrativave dezinformuese. Ky projekt, i mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve, paraqet një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së vetëdijes dhe përmirësimit të aftësive për tu përballur me sfidat e informacionit në kohën tonë. Ky angazhim i përbashkët tregon rëndësinë e bashkëpunimit për të adresuar sfidat e shoqërisë së informacionit në një mënyrë efektive.