Llogaria në TikTok me emrin “mrgame.ks” ka publikuar dje (8 tetor) një video-material me mbishkrimin “Momenti kur parashutistët e armatosur Palestinez vijnë si zogjtë nga qielli ne teritorin e Izraelit”.
Verifikues të fakteve nga platforma indiane “Boom” kanë vërtetuar se pamjet nga ky video-material nuk paraqesin parashutistë palestinezë në territorin izraelit gjatë konfliktit të vazhdueshëm midis organizatës ekstremiste palestineze Hamas dhe Izraelit, por se videoja është xhiruar në Kajro, Egjipt. (shih këtu)
Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mrgame.ks”:
Kontrolluesit e fakteve nga platforma “Boom” përmes Google Translate kanë vërtetuar se mbishkrimi në ndërtesë i shkruar në gjuhën arabe, do të thotë “Kolegji Ushtarak”. (shih fotografitë krahasuese më poshtë)

Kontroll i fakteve nga “Boomlive.in”
Përmes Google Maps, kjo platformë ka gjetur edhe disa foto të ndërtesës së akademisë, në të cilën vërehet flamuri egjiptian. (shih fotografitë krahasuese më poshtë)

Kontroll i fakteve nga “Boomlive.in”
Analiza:
Në median sociale TikTok është shpërndarë një video-material i xhiruar afër ndërtesës së Kolegjit Ushtarak në Egjipt, me pretendimin e rremë se pamjet tregojnë parashutistë të armatosur palestinezë në territorin e Izraelit. Materiali është vlerësuar si “Lajm i rremë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.
Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.