info@hibrid.info

Nuk është e vërtetë që Kurti ka deklaruar se ka filluar përgatitjet për kryeministër

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info”, ka publikuar një artikull, ku pretendohet gjoja se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pohuar se është duke u përgatitur që të bëhet kryeministër i Kosovës. Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të rreme meqenëse edhe përkundër verifikimit dhe hulumtimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e […]

Titulli “Javën e ardhshme dalin nga 200 euro per familje”, tërësisht i sajuar

Portali i dyshimtë “mergata.eu” ka publikuar një artikull me titull “Javën e ardhshme dalin nga 200 euro per familje”. Ky shkrim përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. “Mergata.eu” ka marrë shkrimin nga GazetaExpress.com, i cili ka të bëjë me premtimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, rreth votimit të ligjit për […]

Lajm i vjetër

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar dje (1 dhjetor) një artikull me titull “Kosova blen automjete të blinduara nga SHBA-ja”. Megjithatë, ky lajm është i vjetër, duke qenë se ngjarja ka ndodh në muajin korrik të këtij viti. Gjithashtu, përmbajtja është gjysmë e plotë, e cila është marrë nga “evropaelire.org”. Ndërsa, “GazetaProgresi.com” e ka publikuar […]

Artikull tërësisht i sajuar

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull ‘Mustafa: Kemi bërë shumë mirë që e heqëm LVV-në nga Qeveria, kjo parti s’punon për POPULL!’. Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Përkundër verifikimit dhe hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë asnjë deklaratë të tillë nga Isa Mustafa […]

Kryeministria nuk ka njoftuar se në konferencën e Hotit do të paraqiten masa të reja anti-covid

Portali Arbresh.info ka publikuar një artikull me titull “Kryeministri Hoti thërret konferencë për masat e reja Anti-Covid”. Në titullin e këtij artikulli të shkurtër, pretendohet se konferenca do të mbahet për masat e reja anti-covid, ndërsa në përmbajtje shkruan se, sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë së Kosovës, tema e konferencës do të jetë Menaxhimi i […]

Translate »