[email protected]
Titull jo i saktë për numrin e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë
shape
shape
shape

Portali kosovar “GazetaBlic.com” sot me datë 28 shtator ka publikuar një artikull me titull “1699 raste aktive me koronavirus në Kosovë”.

Pas një kontrolli të fakteve nga hibrid.info, del se ky portal ka gabuar numrin e rasteve aktive me virusin Korona në Kosovë. Artikulli është postuar sot në mëngjes rreth orës 8:30, dhe nuk përputhet me shifrat e paraqitura në raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). I njëjti artikull është fshirë më vonë nga ueb-faqja por jo edhe nga faqja e këtij portali në Facebook.

Postimi në faqen zyrtare të Gazetës Blic:

https://www.facebook.com/gazetablic/posts/3609261252471737

Vegëza e artikullit të fshirë në ueb-faqen e portalit Gazeta Blic:

http://gazetablic.com/archive/1699-raste-aktive-me-koronavirus-ne-kosove/?fbclid=IwAR1M0n0REfE1LE_4vXtMNnjLJb5tDhxhE_fapxJlBstEai7Sfgimc4nzsAk


Në anën tjetër, në raportin 24 orësh nga IKSHPK, shkruan se numri i rasteve aktive me virusin Korona në Kosovë është 1.572.

Vegëza e raportit të IKSHPK-së:

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3123845107743472

Analiza:

Pas verifikimit nga hibrid.info, titulli i artikullit në GazetaBlic.com është i shkruar gabim, por pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut. Megjithatë, fakti që ky artikull paraqet shifra jo të sakta, mund të dezinformojë lexuesit e këtij portali. Edhe pse artikulli është fshirë në ueb-faqe, i njëjti ende gjendet në faqen zyrtare të Gazetës Blic në Facebook. Ky artikull kategorizohet si “Gabim”.


Arsyetimi:

Gabim

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others