[email protected]
Artikull me titull të bazuar në akutalitet politik, por të trilluar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Fjalët.com” ka publikuar një artikull me titull “Punë e kryer / Hashim Thaçi dhe këta persona do të arrestohen sikur Salih Mustafa”.

Ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja është e vjetër. Gjithashtu ky portal ka marrë vetëm një pjesë të tekstit nga artikulli i portalit “gazetainfokus.com”, i cili u publikua më 24 shtator të këtij viti.

Teksti i publikuar në portalin e dyshimtë “Fjalët.com”:

Punë e kryer / Hashim Thaçi dhe këta persona do të arrestohen sikur Salih Mustafa

Ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Mustafa u arrestua në shtëpinë e tij këtë të enjte nga EULEX për t’u dërguar më pastaj në objektin e paraburgimit në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Por, a mund të arrestohet në këtë formë, pa paralajmërim edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Vegëza e artikullit të botuar në “Fjalët.com”:

https://fjalet.com/fs/2020/10/24/pune-e-kryer-hashim-thaci-dhe-keta-persona-do-te-arrestohen-sikur-salih-mustafa/?fbclid=IwAR1mYkggjitjDYeCV9MAMaLDpjuRCgK4pcI43_HY-7jl3wXVEl5Ob_zeP-w

Më poshtë mund të shihni artikullin origjinal të publikuar më 24 shtator nga “gazetainfokus.com”:

https://gazetainfokus.com/a-mund-te-arrestohet-hashim-thaci-sikur-salih-mustafa/


Analiza:

Portali i dyshimtë “Fjalët.com” ka përdorur një tekst të vjetër. Krijuesit e këtij lajmi të pavërtetë e kanë vënë një titull intrigues, që ndërlidhet me aktualitetin politikë, për nxitur lexueshmëri. Për këtë arsye, ky artikull hyn në kategoritë si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others