[email protected]
Pretendime të rreme rreth simptomave të variantit Omikron
shape
shape
shape

Përdoruesit e mediave sociale po ndajnë një postim që bën pretendime të ndryshme në lidhje me simptomat, ashpërsinë dhe testimin e variantit Omicron të koronavirusit.

Vegëza e njërit nga shembujt e tillë:

https://www.facebook.com/MrVegasMusic/posts/460816512069199

Postimi fillon me: “Sigurohuni që të vishni një maskë, sepse koronavirusi i ri i variantit COVID-Omicron është i ndryshëm, vdekjeprurës dhe jo i lehtë për t’u zbuluar saktë”.

Varianti Omicron është gjetur përmes testimit në rreth 22 shtete në SHBA deri më tani, pasi u identifikua në Afrikën Jugore dhe Hong Kong në fund të nëntorit. (këtu)

SIMPTOMAT

Postimi pretendon se simptomat e variantit Omicron nuk përfshijnë kollën ose temperaturën, por vetëm dhimbje kyçesh, dhimbje koke, dhimbje në qafë, dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës, pneumoni dhe mungesë oreksi.


Mirëpo, në përmbajtje të këtyre postimeve nuk ka asnjë provë që këto janë simptoma të Omicron dhe se nuk shkakton kollë ose temperaturë.

David O’Connor, profesor i patologjisë dhe mjekësisë laboratorike në Universitetin e Wisconsin-Madison në SHBA, i tha Reuters përmes emailit se nuk kishte pasur kohë ose raste të mjaftueshme për të ditur nëse varianti Omicron rezulton në simptoma të ndryshme.

“Ajo që është ri-qarkulluar gjerësisht janë disa pikëpamje të ekspertëve të bazuara në një analizë të vetëm një numri shumë të vogël rastesh”. “Mjekët dhe shkencëtarët kanë nevojë për më shumë kohë për të ditur nëse ose si ashpërsia e Omicron është e ndryshme”.

OBSH, në anën tjetër i tha Reuters përmes emailit se nuk është ende e qartë nëse varianti Omicron është më i transmetueshëm ose shkakton sëmundje më të rëndë në krahasim me variantet e tjera.

“Të dhënat paraprake sugjerojnë se ka nivele në rritje të hostipalizimeve në spital në Afrikën e Jugut, por kjo mund të jetë për shkak të rritjes së numrit të përgjithshëm të njerëzve që infektohen, në vend që të jetë rezultat i një infeksioni specifik me Omicron”. “Aktualisht nuk ka asnjë informacion që sugjeron se simptomat e lidhura me Omicron janë të ndryshme nga ato nga variantet e tjera”.

(Artikulli i plotë i Reuters në anglisht)

Share With Others