Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull “URIME/Biden me lajm të madh, Në këtë datë do hiqen Vizat”.
Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.
Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i publikuar në korrik të vitit 2020, atëkohë kur Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express kishte folur për iniciativat e fundit të Bashkimit Evropian për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut.
Pra, në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një lajm krejtësisht tjetër në raport me titullin.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Banglarreporter.com”:
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)
Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga mediumi online “Gazetaexpress.com”. (shih këtu)
Artikuj me mesazhe të ngjashme desinformuese janë shpërndarë edhe më hertë, të cilat janë trajtuar nga stafi i hibrid.info, disa nga ata artikuj mund t’i gjeni këtu, këtu, këtu dhe këtu.
Analiza:
Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “Banglarreporter.com” përmban titull të rremë, ndërsa në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i publikuar në korrik të vitit 2020.
Ky portal i dyshimtë e ka publikuar këtë artikull, me qëllimin që ta paraqesë si aktual në mënyrë që të arrijë sa më shumë klikime nëpërmjet rrjeteve sociale.
Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.