info@hibrid.info

Dezinformohet për largimin e ushtarëve amerikanë dhe mbylljen e bazës ushtarake në Kosovë

Shkroi: Fatbardh Dema Një opinion i një profesori amerikan, i cili flet për zgjedhjet në ShBA dhe ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, specifikisht në Kosovë, është transmetuar si punë e kryer. “LAJM I KEQ/ Largohen amerikanët, mbyllet baza ushtarake në Kosovë”, është titulli i artikullit të publikuar sot (5 nëntor) në portalin me përmbajtje në […]

Jo, makinat e votimit në SHBA nuk e zgjedhin automatikisht Kamala Harrisin për presidente

Shkroi: Fatbardh Dema Është pretenduar se makinat e votimit për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po u pengojnë votuesve të votojnë për kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump, dhe se vota e tyre po shkon automatikisht për kandidaten e Partisë Demokratike, Kamala Harris. Pretendimi u bë nga faqja në gjuhën shqipe […]

Pretendohet pa fakte se Kosovës do t’i vijnë 250 autoblinda nga SHBA-ja

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi pretendohet se Ushtrisë së Kosovës do t’i vijnë edhe 250 automjete ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Përshkrimi mbështetet në një fotografi që paraqet automjetin e blinduar “Humvee”. Ky postim u publikua me 2 nëntor në TikTok nga llogaria “fskkrenariajone”. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer përmes […]

Titull dezinformues, deklarata e ambasadorit rus paraqitet si fakt i kryer

Shkroi: Fatbardh Dema “Ushtria Serbe kthehet në Kosovë”, mban titullin një kronikë televizive e publikuar nga mediumi në gjuhën shqipe “NTV”, e që është shpërndarë në llogarinë “ntvtelevizion” në TikTok. Publikimi u bë më 2 nëntor dhe deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info ka grumbulluar mbi 50 mijë shikime e gati 800 pëlqime e […]

Opozita në Kosovë nuk ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin për rritjen e pagave

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohen përmbajtje që pretendojnë se partitë opozitare në Kosovë, janë kundër rritjes së pagave dhe do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, vendimin qeveritar që rrit pagat. Pretendimi është paraqitur me anë të dy fotografive të publikuara në Facebook, nga një llogari me emrin “Lule Gjeli”. Fotografia e parë përmban mbishkrimin: LDK: “nuk […]

FSK-ja nuk është furnizuar me automjete ushtarake ACV-15 nga Turqia

Shkroi: Festim Rizanaj Është pretenduar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është furnizuar me automjete ushtarake ACV-15 nga Turqia. Pretendimi u bë nga llogaria “lëvizja_vetvendosje1” në TikTok më 31 tetor. “FSK-është furnizuar me anti-air ACV-15 nga Turqia”, është mbishkrimi i vendosur në publikimin në fjalë. E vërteta? Hibrid.info ka gjetur se një pretendim i […]

Pretendohet pa fakte se Veton Elshani u falënderua në SHBA për “luftimin e terrorizmit serb në veri”

Shkroi: Sefer Zogaj Është pretenduar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani është përgëzuar gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “luftimin e terrorizmit serb në veri të Kosovës”. Pretendimi është bërë nga llogaria në Facebook “Lule Gjeli” nëpërmjet një postimi të publikuar të enjten më 24 tetor. […]

SMS mashtrues me vegëzën që imiton ueb-faqen e Postës së Kosovës

Shkroi: Etrit Rexhepi Një mesazh (SMS) iu është dërguar në telefon qytetarëve të Kosovës në të cilin shkruan “Paketa juaj është vendosur në pritje për shkak të informacionit jo të plotë të adresës”. Për të siguruar që kjo paketë të dorëzohet pa problem, është publikuar një vegëz për klikim, ku mund të përditësohet informacioni i […]

Translate »