[email protected]

Rrejshëm pretendohet se në një stadium evropian u lëshua në fluturim një shqiponjë në nderim të futbollistit Granit Xhaka

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një video-materiali u pretendua se në një stadium të Evropës u lëshua në fluturim një shqiponjë në nderim të futbollistit Granit Xhaka. Ky pretendim u bë nga një faqe në Facebook me emrin “Deçani” me datë 21 prill, e cila arriti të grumbullojë mbi 700 mijë shikime. Por, cila është e […]

Paraqitet rrejshëm mundësi aplikimi për të moshuarit, për lirim nga pagesa e sigurimit shëndetësor

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet një vegëze të publikuar në formë imazhi është pretenduar se të moshuarit në Kosovë mund të aplikojnë për sigurim shëndetësor falas, duke filluar nga prilli i këtij viti. Vegëzës së publikuar (11 prill) nga një faqe me emrin “Qwe” në Facebook, i është vendosur mbishkrimi “Qeveria e Kosovës ofron sigurim shëndetësor […]

Raportohet gabimisht se Konjufca ka 100 mijë herë më shumë para në banka se Kurti e Osmani

Shkroi: Etrit Rexhepi Portali informativ “Klan Kosova” ka publikuar sot (20 prill) një artikull me titull “Konjufca për gati 100 mijë herë më shumë para në banka se Kurti e Osmani”. Në këtë artikull ndonëse nuk tregohen të dhënat për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, në përmbajtje të këtij artikulli tregohet për paratë […]

Videoja virale që pretendohet se paraqet përmbytjet dhe stuhitë e fundit në Dubai përmban pamje që nuk ndërlidhen me ngjarjen

Shkroi: Festim Rizanaj Një video material me mbishkrimin “Çfarë po ndodh? Publikohen pamje apokaliptike nga Dubai”,u publikua me datë 18 prill nga portali informativ “kosova-sot.info”. Nëpërmjet këtij video-materiali pretendohet të paraqitet gjendja në Dubai, pas stuhisë dhe shirave që filluan në atje më 15 prill. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se disa nga […]

Video-materiali nuk paraqet izraelitët në panik duke vrapuar nëpër rrugët e Tel Avivit, u realizua në Buenos Aires

Shkroi: Festim Rizanaj Faqja në Facebook “Shkup” ka publikuar me 14 prill një video-material në të cilin shihet turmë njerëzish duke vrapuar në rrugë. Në mbishkrimin e këtij video-materiali pretendohet se aty shihen banorët e Tel Avivit duke ikur nga shëpitë e tyre nga friga e sulmeve të Iranit. Pas verifikimit të fakteve të kryer […]

Video-materiali nuk paraqet sulmin iranian ndaj Izraelit, u realizua në Krime gjatë muajit mars

Shkroi: Festim Rizanaj Një video material me mbishkrimin “Sulmi i Iranit ndaj Izraelit sonte” u publikuar me datë 15 prill nga llogaria në Facebook “Shpend Rrufeja”. Me mbishkrimin, llogaria në fjalë pretendon se pamjet tregojnë sulmin e Iranit kundër Izraelit në natën e 13 prillit. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se video-materiali i […]

“Mjalti mbretëror për burrat” reklamohet si natyral, por ka përbërës të padeklaruar që mund të jenë të rrezikshëm për shëndet

Shkroi: Endrit Berisha Dy faqe në Facebook janë duke e reklamuar një produkt me emrin “Royal Honey VIP” si mjaltë natyrale për rritje të potencës. Pas kontrollit të fakteve të kryera nga Hibrid.info, del se sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FDA), bëhet fjalë për produkt që ka përbërës […]

Lajm i vjetër për ardhjen e Thaçit në Kosovë, paraqitet rrejshëm si aktual

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari në TikTok me emrin “kadrikingkrasniqi” ka publikuar (15 prill) një imazh ku shfaqet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Fotografia është marrë nga portali “indeksonline.net” dhe mban mbishkrimin që pretendon se ish-presidenti Thaçi ndodhet në Kosovë. Por, pas verifikimit të fakteve, është gjetur se lajmi për ardhjen e Thaçit në Kosovë […]